• |
ide | kryesore

Vrasja e babë e bir në Dukagjin, çfarë dihet nga hetimet deri më tani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vrasja e babë e bir në Dukagjin, çfarë dihet nga hetimet deri më tani


Një person dyshohet se kreu vrasjen e babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra, përkatësisht 57 dhe 31 vjeç pasditen e së enjtes në zonën e Dukagjinit.

Autori ka dyshime se ka lëvizur në këmbë, dhe pas ngjarjes ai ka përfituar nga zona e pyllëzuar për t’u larguar nga vendi i krimit.

Deri në këtë fazë hetimet e policisë janë përqendruar tek pista e konflikteve që viktima, Gjokë Gurra ka patur në të shkuarën për zonat pyjore. Kjo pasi 57-vjeçari, dikur efektiv i Policisë së Shkodrës vitet e fundit po merrej me aktivitetin e tregtimit të lëndëve drusore për zjarr.

Për të rënë në gjurmët e autorit grupi hetimor ka marrë në pyetje disa persona, por deri tani nga ana e policisë nuk ka ende asnjë të arrestuar.

Gjokë dhe Eduart Gurra po udhëtonin së bashku me fuoristradë drejt fshatit Sumë, për të parë banesën e tyre të djegur qëllimisht në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sapo janë afruar tek banesa e tyre një person ka lëshuar breshëri kallashnikovi ndaj babë e bir duke i lënë të vdekur.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që edhe zjarrvënia të jetë kryer nga i njëjti person që si qëllim final ka patur vrasjen e Gjokë dhe Eduart Gurrës.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *