• |
ide | kryesore

Zjarri në fushën e mbetjeve, gjobitet 1 milion lekë Bashkia Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Zjarr masiv në Vlorë, merr flakë fusha e plehrave (VIDEO)


IKMT ka gjobitur me 1 milion lekë bashkinë e Vlorës lidhur me rastin e përfshirjes nga flakët të fushës së mbetjeve ditën e djeshme. Pas ndërhyrjes së kryer edhe nga forcat e ushtrisë dhe atyre të zjarrfikësve edhe gjatë ditës së sotme, situata është drejt përmirësimit.

Pasditen e së enjtes, fusha e mbetjeve u përfshi sërish nga flakët duke prekur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Forca të shumta të zjarrfikësve dhe katër automjete u vunë në dispozicion për të shuar flakët. Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *