• |
ide | kryesore

Kërkohej nga autoritetet gjermane, arrestohet shqiptari në Spanjë

Lajme, Të fundit


Policia spanjolle ka vënë në pranga një shqiptar, për llogari të autoriteteve gjermane. Shqiptari kishte një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia gjermane, për kryerjen e krimeve të ndryshme kundër shëndetit publik, me dënim deri në 15 vite burg.

Sipas hetimeve, ky person kishte banuar në komuna të ndryshme të Valencias me partneren dhe vajzën e tij, një mënyrë jetese diskrete, me pak dalje. Për shkak të rrezikshmërisë së të pandehurit, morën pjesë Grupet Operacionale të Sigurisë së Posaçme, të cilat hartuan një operacion për të kryer një arrestim të sigurtë dhe të shpejtë.

I arrestuari tashmë është vënë në dispozicion të Gjykatës Kombëtare, për të nisur procedurat e dorëzimit pranë autoriteteve gjermane.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *