• |
ide | kryesore

Kosova po i kthen Shqipërisë ‘borxhin’ e energjisë elektrike

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosova po i kthen Shqipërisë ‘borxhin’ e energjisë elektrike


Borxhin e dimrit për energjinë elektrike të dhënë në formë huaje nga Shqipëria drejt Kosovës, kjo e fundit po e kthen gjatë periudhës së verës.

Në bazë të marrëveshjes mes Korporatës Energjetike të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, është nisur edhe dërgimi i sasisë së rrymës, e cila kryesisht po ndodh gjatë orëve të natës.

Në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit, Kosova ka marrë nga Shqipëria në formë ndihme rreth 220 mijë megavat orë energji elektrike.

Ndaj, në ditët e fundit, nga Prishtina ka nisur kthimi i kësaj sasie në mënyrë graduale, duke mos i cenuar nevojat e tregut kosovar sa i takon rrymës.

Në Kosovë, prej muajit prill, kur moti ka filluar të zbutet, ka pasur reduktim të konsumit energjetik, i cili ka ardhur edhe më në reduktim në maj.

Kjo ka bërë që prodhimi i Kosovës të rezultojë në tepri dhe të lejojë shlyerjen e borxhit energjetik.

Duhet theksuar se në Kosovë, gjatë dimrit, për shkak edhe të shtrenjtimit të rrymës në tregun ndërkombëtar, ka pasur situata shpesh edhe kritike, me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë në gjithë vendin dhe reduktime të mëdha.

Këto reduktime filluan të zbuten me rënien e tërësishëm të konsumit të brendshëm dhe kësisoj, prodhimi filloi të dilte në tepri.

Aktualisht, Kosova nuk po shlyen shifra të larta energjetike ndaj Shqipërisë, por trendi prej majit është në rritje, duke përfshirë edhe qershorit dhe mendohet se do të jetë edhe më i madh në muajt e verës.

Kjo lloj marrëveshjeje krijon edhe kushte të favorshme për të dy vendet, ku në fakt Shqipëria zakonisht ka kërkesë për energji në verë, duke parë se priret që prodhimi prej hidrocentraleve të jetë më i ulët se sa ai në vjeshtë, apo pranverë e dimër, për shkak të reshjeve.

Ndaj, në këtë mënyrë, edhe Shqipëria plotëson nevoja të mundshme të vetat për tregun e brendshëm të energjisë.(Albaniapost)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *