• |
ide | kryesore

Mitsotakis për Belerin në Bruksel: Jam i indinjuar me qëndrimin e qeverisë shqiptare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Mitsotakis për Belerin në Bruksel: Jam i indinjuar me qëndrimin e qeverisë shqiptare


Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh nga Brukseli, “i zhgënjyer dhe i indinjuar” nga qëndrimi i Qeverisë Shqiptare dhe paraburgimi i kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Gjatë një konference për shtyp, pas përfundimit të samitit, Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të ashpër Tiranës, ndërsa tha se kishte njoftuar homologët e tij për këtë rast.

“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur në fakt arrestohet dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg, për ne, me dispozita të dyshimta procedurale”.

Kryeministri grek e cilëson rastin Beleri si “goditje për shtetin e së drejtës dhe për përpjekjet e Shqipërisë për të respektuar acquis evropiane”, ndërsa thotë se kjo do të jetë një element i vlerësimit grek për rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është një kusht i panegociueshëm për çdo vend që parashikon të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dua të besoj se ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri.”

Mitsotakis bëri të qartë se çështja Beleri nuk është një çështje që Greqia “do ta lërë të kalojë kështu”, duke lënë të kuptohet se do të reagime të tjera, deri në lirimin e Belerit.


7 Comments

  1. Po që esht djalë i bukur ky dylberi…
    Duhet të hyjme në BE vetëm që tja palos një herë unë ketij Miços…se për punë tjetër ska çna duhet

  2. Ehe don t’ja palosesh or Al por s’ja bën dot.Do të na palosi mirë Ai Micotaqis se pa 10 vjet pushtet në Greqi ai nuk ik. Pataj nuk t’a ka fajin Micotaqis or Al por e ka udhëheqësi inë i ndritur që po na largon nga Europa sepse don të bëhet një Enver i ditë dhe të na izolojë. Micotaqis është kafshë politike kurse ki ini është budalla politik ose budalla i zgjuar drejt rrugëtimit në greminë të Shqipërisë si antishqiptar që është.

  3. Te kane genjyer o i pari i provinces.
    Ai i burgosuri qe do ta besh patjeter dicka apo dike te genjen edhe kur e pyet per oren.
    Emri i families se tij eshte Bejleri e jo Beleri. Ti e di se cfer po te them.
    Beja ADN dhe do te kuptojme publikisht disa gjera qe ju mundoheni me pallavra te bindni te paditurit ne EU.
    Si keni arritur deri ketu sa ti jepni doren Djallit per megalomanine tuaj te deshtuar.
    Ju jeni Arvaniti o i pari i nje province jugore te EU. Gjuha e juaj quhet Arvanitika.
    Sa shkolla ne keto 200-vjetet e fundit kane ofruar arvanitika ne Provincen Tuaj per femijet tuaj? Asnje.
    Pyetje te tilla duhet tju kishin preokupuar me shume se sa fati i nje budallai qe sharron degen ku eshte ulur vete.

    1. Nuk ka “Bejleri” ne Himare dhe nuk ka pasur ndonje here as ne kohen e Enverit e as me para. Ka qene gjithnje Beleri!

      1. Himara eshte shume me e vjeter se koha e Enverit i dashur.
        Por lexo ose pyet me mire gjuhetaret se kush eshte rrenja e fjales Beleri apo nga vjen ajo fjale.
        Nuk eshte fjale as shqip e as greqisht.

        1. Ti the qe e ka mbiemrin “Bejleri” dhe jo Beleri! Une po te rithem qe nuk ka pasur asnjehere “Bejleri” ne Himare po Beleri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *