• |
ide | kryesore

Spanja merr presidencën e BE-së, nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Spanja merr presidencën e BE-së, nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës


Spanja ka marrë më 1 korrik udhëheqësinë e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë deri në dhjetor të këtij viti.

Një ditë më parë, ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, theksoi se qëndrimi i vendit të tij është i qartë: Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet tentimet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky qëndrim nuk ka ndërruar, as nuk do të ndërrojë, dhe të gjithë aleatët tanë e dinë këtë shumë mirë”, tha Bartolome më 30 qershor.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.

Sipas rendit të paracaktuar, Spanja mori presidencën e BE-së për gjashtë muaj pas Suedisë që e kishte pasur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Qysh më 9 janar, Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian kishte nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas procedurave në BE pasi një shtet aplikon për anëtarësim, Këshilli kërkon nga komisioni Evropian që të përpiloj mendimin se ai përmbush apo jo aplikuesi kushtet për status kandidati dhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE me 15 dhjetor.

Presidenca e atëhershme Çeke nuk ka pasur kohë të shqyrtoj atë kërkesë por vetëm i ka njoftuar vendet anëtare për dorëzimin e saj. Pastaj atë dosje në duar e ka pasur Presidenca suedeze.

Është e paqartë se si do të vazhdohet puna lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim gjatë gjashtëmujorit të presidencës së Spanjës si vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Pedro Sanchez filloi presidencën gjashtëmujore të Spanjës me Bashkimin Evropian me një vizitë rrufe në Kiev të shtunën për të nënvizuar mbështetjen e bllokut ndaj Ukrainës përballë pushtimit nga Rusia.

Ndërkohë, duke folur një ditë më parë në Bruksel, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se “lufta në Ukrainë do të jetë një nga prioritetet e mëdha të presidencës sonë”.

Më 1 korrik, Sanchez e filloi presidencën e Spanjës të Bashkimit Evropian duke vizituar Kievin. Kjo ishte hera e tretë e Sanchezit në Kiev që kur Rusia nisi pushtimin e saj të paprovokuar në shkurt të vitit 2022.

Përveç Ukrainës, Spanja shpreson të bëjë përparim në disa çështje kryesore të BE-së gjatë presidencës së saj, e cila përfundon më 31 dhjetor.

Sanchez beson se BE-ja do ta finalizojë një pakt kontrovers lidhur me migracionin, pavarësisht dallimeve të vazhdueshme brenda bllokut 27-vendesh ende të dukshme.

Vitin e ardhshëm, presidencën e BE-së do ta kenë Belgjika dhe Hungaria. /REL


7 Comments

  1. Vetëm Roma, Maurët dhe, në fund, Bonaparti ua mori shpirtin këtyre vampirëve genocidalë të Evropës!!!!

    1. Shume mire i paske perkufizu,se jo vetem vampire, por delja e zeze e Europes. Edhe kur ndodhi kriza financiare, Spanja ishte nder 3 te parat qe ra.Shtet vetem ne leter, por realisht shtet i rene.Presim me padurim shpalljen epavaresise se Katalonjes si fillim, e pastaj rajoneve te tjera te pushtuara nga Spanja.. O Spanje po kujt i duhet njohja jote o shtet multietnik.Ne te pakten jemi 94% me te njejten etni, Po Ju? Ne poforcohemi kurse ju drejt ndarjeve o spanjolel te pandreqshem

  2. Me gjithë respektin për ato pesë vënde ndjej të them që sjellja e tyre është antidemokratike por nuk se sjell noi problem për Kosovën.Kosova është njohur shtet nga gjykata ndërkombëtare dhe kjo ka peshë të madhe. Vetëm kam shumë kritika për Rumaninë që e mbajmë vënd mik dhe pothuaj vëlla sepse ka qenë banuar që në lashtësi nga Ilirë që i vendosur atje për të zëvendësuar popullatën Dake që ishte pothuaj shpartalluar nga Romakët.Pastaj po Vllehët në Shqipëri që janë prova më e madhe e bashkëjetesës. Që aq shumë figura të saj ishin Rilindas dhe dhanë një kontribut të madh.Po familje mbretërore e Rumanisë që ishin shqiptarë që dhe ata nga ana e tyre dhanë një ndihmesë madhorë duke i bërë qendra e strehimit dhe qëndresës Rilindase.E pa kuptimtë!!!

  3. Spanja ne fakt,nuk njeh as vehten e vet!Ata,sic duket,kane nevoje,te shkojne perseri,brigada nderkombetare nga bora,por sidomos nga Algjeria bashke me te gjitha vendet qe i ka patur koloni,per t’i bere “tarbiet” (thote populi).Shembull,keni Borrellin,nje plak matuf,qe nuk e ka idene e politikave,qe bashke me Lajcakun,nje tjeter ,moster Sllovak,qe vendi vet e morri pamvaresine prej Cekosllovakise,pa asnje perpjekje,i bertasin qingjit,qe te mos e trazoje(apo shqetesoje) ujkun,se i prishet oreksi.Mostra te ndyra,qe vete deputetet e BE,po kerkojne qe te shkarkohet prej detyrave qe i kane dhene.

  4. E presim te na zgjidhe konfliktin me serbet spanjolli Borel.Shihni asnjeanesine e tij dhe te Lecke- akut slloven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *