• |
ide | kryesore

Hakmarrja e Putin/ Mbyllet grupi mediatik i Prigozhinit në Rusi

Arkiva, Planet, Të fundit
Jevgeni, Prigozhin, ne nje nga videot ku paralajmeroi rebelimin


Grupi mediatik i kontrolluar nga lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, është mbyllur në atë që raportohet si hakmarrje ndaj tij për rebelimin e 24 qershorit.

Yevgeny Zubarev, kreu i faqes së lajmeve RIA FAN të Prigozhinit, njoftoi në mbrëmjen e 1 korrikut se kompania po mbyllej, pa dhënë ndonjë arsye për këtë vendim.

RIA FAN është media më e spikatur e grupit Patriot Media të Prigozhinit, që në përgjithësi mban qëndrime pro-Kremlinit, duke ofruar edhe raportim pozitiv për aktivitetet e Prigozhinit dhe duke sulmuar rivalët si guvernatorin e Shën Petersburgut, Aleksandr Beglov.

Gazeta e kontrolluar nga Prigozhini, Nevskiye Novosti, në Shën Petersburg njoftoi gjithashtu se po e ndërpret publikimin.

Gazeta Kommersant raportoi më 30 qershor se mbikëqyrësi shtetëror i mediave ruse, Roskomnadzor, kishte bllokuar faqet e internetit të mediave të Prigozhinit pa dhënë ndonjë arsyetim për këto veprime.

“Për shkak se ne nuk mund të vazhdojmë të punojmë në internetin rus ose t’i përmbushim detyrimet tona ndaj partnerëve dhe reklamuesve tanë, unë kam marrë vendimin, në bashkëpunim me bordin e grupit Patriot, për të ndaluar publikimin që nga 30 qershori”, tha kryeredaktori i Nevskiye Novosti, Andrei Krasnobayev për Radion Evropa e Lirë.

Prigozhini dhe qindra luftëtarë të tij të armatosur mercenarë udhëhoqën një kryengritje të shkurtër më 24 qershor, kur pushtuan qytetin jugor rus të Rostov-on-Don dhe kërcënuan se do të marshonin drejt Moskës.

Kriza u qetësua pasi Prigozhini pranoi një marrëveshje që do t’i lejonte atij të shkonte në mërgim në Bjellorusi dhe t’u jepte mercenarëve të tij zgjedhjen për t’u bashkuar me të atje ose për t’u integruar në ushtrinë ruse.

Prigozhini nuk është shfaqur publikisht që nga shtypja e kryengritjes së tij, por udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se ai është në Bjellorusi.

Në platformën Telegram, Ostorozhno Novosti raportoi më 1 korrik se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kishte anuluar një kontratë me kompaninë e hotelerisë, Concord, të Prigozhinit, e cila po pushonte nga puna qindra punëtorë.

Sipas kontratës, Concord siguronte ushqim për trupat ruse që luftonin në Ukrainë, si dhe për spitalet dhe organizatat publike në pjesët e Ukrainës nën pushtimin rus./REL/


3 Comments

  1. LOJRAT NUK DUN KOH PER VERTETIM SHIKOHEN DREJTPERDREJT FILOZOFIJA FJALES PSIKOLOGJIJA VEPRIMIT ME MENYREN SI JAN KRIJU TE FUNKSIONOJN NXJERRIN QELLIMIN thotë:

    KJO ISHTE LOJ TAKTIKE PAS NJE DESHTIMI PRAKTIK PER TU RIDIMENSIONUAR NE NJE MENYR TJETER POR SHPEJTESIJA VEPRIMIT NXJERR PAPJEKURIN E PROJEKTIMIT SE GJITHMON ANGAZHIMET JAN VLERSUAR SI SAKTESI PAS NJE SERE ZHVILLIMESH SI FAKTE,TERMI NDARES DHE QARTESUES ESHTE SE NDARJET NE SHPERBERJE KAN POLE TE KUNDERTA SI NE NDARJE SI NE AVANCIM SI NE VEPRIM JO NJEJTA POLITIKAT ME POLE TE NJEJTA JAN NJEJT GJITHCKA PRIGOZHIN QE TE BESOHEJ SI TRALLTAR I PUTINIT OSE TA RREZONTE DHE FITONTE OSE TE SHKONTE NE PRENDIM POR SHKOJ NE FIJET E LILLJEVE TE PUTINIT BJELLORUSI ASKUSH SE HAN SAPUNIN PER DJATH SE E ZBULON SHIJA JO NE MENDIME POR QE NE SHKALLEN E DYT FJAL PA SHKUAR TEK E TRETA VEPRIMI KY ESHTE SENSI ANALIZES QART I PERKUFIZIMIT TE KESAJ KRYENGRITJE AQ DINAMIKE SI NJE FLLUSK SAPUNI NE UJE QE ZHVLEFTSOJ VLERAT FUQIN KOMBIN ORGANIZIMIN NDERGJEGJEN NE KOMBIN E VET DHE VERTET EKLIPSON PA KUPTUAR DREJT VETES SHUM TELASHE SE CDO ZHVILLIM KOSTO KA ANALIZ VLERSIM DHE REFLEKTIM TE BRENDESHEM

  2. Wagner po zhvendoset ne Bjellorusi nga dhe ku do sulmoje Ukrainen duke e futur ne dare mes 2 zjarresh. Gjithshka po luhet eshte loje e shahistit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *