• |
ide | kryesore

Tirana vishet me flamujt e SHBA-ve/ Koncert me yjet e muzikës

Lajme, Të fundit


Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan. Rrugët kryesore ku do të kalojë dhe eskorta që do të shoqërojë Klintonin janë zbukuruar me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nesër festojnë dhe Ditën e Pavarësisë.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës do të organizojë dhe një koncert në orën 20:00, në titulluar “American Night” tek Amfiteatri në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

Qytetarët do të mund të shijojnë këngët nga repertori amerikan, me super hite, me instrumentistët e Bandës së Qytetit, si dhe disa prej artistëve më të mirë, si: Eneda Tarifa, Ardita Meni (soprano), Gerald Murrja (tenor), Erlind Zeraliu (tenor). Pjesë e këtij koncerti do të jetë edhe Moza Bekteshi Dance Academy.


4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *