• |
ide | kryesore

A morët mësim nga Ballkani i Hapur? Rama: 1 mijë herë po të kthehesha pas do ta bëja

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homologun maqedonas Dimitar Kovaçeksi, u shpreh se Ballkani i Hapur ishte një nismë që vetëm i shërbeu rajonit, dhe që la pas vetëm të mira për shtetet që morën pjesë në të.

Rama tha se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë me marrëveshje konkrete që i dha shtysë edhe procesit të Berlinit.

A morët mësim nga nisma e Ballkanit të Hapur, ku u lanë jashtë shqiptarët e Kosovës? Pyetjet po ta bëj si shqiptar…

Rama: Që je shqiptar dukesh që nga pyetja dhe jo nga gjuha, pyetjen e bën sikur unë kam bërë nja faj, nga i cili kam nxjerrë një mësim. 1 mijë herë të kthehesa mbrapa, 1 mijë herë do ta bëja Ballkanin e Hapur, nuk është një nismë përjashtuese.

Çfarë të keqe i lë Ballkani i Hapur Rajonit? Për të mirat merrni dhe shihni shifrat e tregëtisë mes vendeve, shërbeu që edhe procesi i Berlinit të merrte një shtysë të re, se kuptoj si ka më dyshime për këtë.

Sa i takon vllazërisë apo gjakderdhjes, është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot, nuk ka më të gabuar sesa të rrimë me të shkuarën, të akuzojmë dhe grihemi me njëri tjetrin se kush është patrioti i vërtetë. Patrioti i vërtetë është ai që punon për vendin e vetë.

Gjatë konferencës me gazetarët kryeministri Rama tha se po punohet që samiti i Procesit të Berlinit të shënojë rezultate konkrete.


6 Comments

  1. Faleminderit”, thuhet në letrën e Berishës, të cilën pretendon se ia ka dërguar SHBA-së, BE-së dhe NATO-s.

    Berisha kërkon të bëhet faktor duke dërguar letra publike, por me damkën e “non gratës” që ka, vetëm Çim Peka mund ta marrë seriozisht.

    1. Sa byth lëpirës ka ky vend ,ca i lehin gjuha vetëm majtas ca vetëm djathtas ,shoferi primitive komplet , kur shkojnë jashtë si zgupsa si lu qitja bythës,…race muti,

  2. I vetmi qëllim i “Open Ballkan “ishte sabotimi i përpjekjeve të Kosovës në konsolidimin e shtetësisë së saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *