• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Gramsh, plagoset babai dhe djali i mitur

Lajme, Të fundit
Aksident në Tiranë/ Automjeti humb kontrollin dhe përfundon në lokal, plagosen babë e bir


Një aksident i rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në Gramsh. Si pasojë e përplasjes së fortë mes dy mjeteve kanë mbetur të plagosur babë e bir, 47 dhe 15 vjeç. Të plagosur kanë mbetur shtetasit Artan Llapushi dhe O.Llapushi.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit tjetër të përfshirë në aksident.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 21:00, në unazën e qytetit, Gramsh, automjeti tip “Land Rover”, që drejtohej nga shtetasi O. Ll., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin A. Ll., 47 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi A. Ll. dhe djali i tij shtetasi O. Ll., 26 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

24-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *