• |
ide | kryesore

Aksident në Kosovë, një i vdekur dhe tre të lënduar

Lajme, Të fundit


Në autostradën ”Arbën Xhaferi” ka ndodhur një aksident i rëndë mbrëmjen e së dielës, ku një person ka mbetur i vdekur. Si pasojë e aksidentit mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj të Ferizajt edhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili shtoi se njëri nga të lënduarit ka plagë më të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor.

Rreth orës 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku në autostradën “Arber Xhaferi ” në Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaçanik. Policia ka reaguar ne vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet”. Ai tha se për momentin është bllokuar autostrada.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *