• |
ide | kryesore

Droga s’ka të sosur në Lezhë, asgjësohen mijëra rrënjë kanabisi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Droga s'ka të sosur në Lezhë, asgjësohen mijëra rrënjë kanabisi


Mijëra rrënjë kanabisi janë zbuluar dhe asgjësuar me djegie nga Policia e Lezhës, pas kontrollit në disa fshatra. Në kuadër të operacionit policor, janë asgjësuar me djegie 1,779 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tre njësi administrative të qarkut.

– 430 bimë u gjetën në pyllin e Kepshit dhe 62 bimë u gjetën në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet;
– 300 bimë u gjetën në fshatin Blinisht, njësia administrative Blinisht;
– 940 bimë u gjetën në fshatin Malecaj dhe 47 bimë u gjetën në fshatin Kakarriq, njësia administrative Balldre.
droge, policia

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *