• |
ide | kryesore

Sherr në burgun grek, të përfshirë disa shqiptarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sherr në burgun grek, të përfshirë disa shqiptarë


Një sherr i madh me tetë të plagosur ka ndodhur në burgun e Avlonës në Greqi, ku mes personave të përfshirë ka patur dhe shqiptarë.

Sipas medieve greke, sherri nisi në oborrin e burgut të Avlonës në Atika të Greqisë pak para se të burgosurit të futeshin në qelitë e tyre. Konflikti ndodhi mes dy bandave të krijuara në burg, ku disa shqiptarë, romë dhe grekë u përplasën fizikisht me disa afrikanë dhe arab.

Të plagosur kanë mbetur dy egjiptianë, tre sirianë, një algjerian, një pakistanez dhe një grek. Ata u dërguan me ambulancë në spitalin e Evangelismos.Nga informacionet e policisë greke, rezulton se sherri u nis nga dy shtetas origjinë shqiptare dhe dy grekë .

Gjatë përleshjes, të burgosurit e rinj i kanë vënë flakën një krevati për të agravuar tensionet në ambjentet e burgut, por ata janë përplasur me gardianët e burgut ku këta të fundit e kanë kontrolluar situatën


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *