• |
ide | kryesore

PS pro arrestimit të Ahmetajt, Pëllumbi: Nuk bëhemi avokat i askujt

Arkiva, Lajme, Të fundit
PS pro arrestimit të Ahmetajt, Pëllumbi: Nuk bëhemi avokat i askujt


Socialisti Arben Pëllumbi është shprehur pro arrestimit Arben Ahmetajt. Në një komunikim me mediat, Pëllumbi tha se maxhoranca do të bëjë raportin e saj, ashtu sicc bëri dhe opozita.

Mes të tjerash ai shtoi se nuk do të bëjnë avokatin e askujt.

“Duhet t’ia dorëzojmë kryetares së Kuvendit, që pastaj do t’i kalojë seancës plenare. U diskutua dhe besoj kryetarja do të vendosë që ditën e hënë në orën 17:00, të kemi një seancë të posaçme ku do të diskutohet kjo pikë. Duhet të kuptojmë që Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren nuk është as gjykatë dhe nuk ka as tagrin që të gjykojë. Ne aty gjykojmë vetëm nëse procedura për dhënien e kësaj të drejte që kërkon organi i akuzës është zbatuar apo jo dhe ka apo nuk ka fakte që vërtetojnë që ndaj kolegut tonë ka ndikime politike apo ka probleme të tjera për të cilat kushtetuta i jep atij mbrojtje. Për sa kohë ne bindemi që procedura është e rregullt dhe nuk ka fakte të cilat të vërtetojnë që ka një tejkalim për heqje imuniteti, sigurisht ne kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askujt”, theksoi ai.


1 Comment

  1. Asgjë e re nuk ka ndodhur në harkun e këtyre dy javëve për t’u “dorëzuar”, përveç publikimit të audio përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Albin Kurtit, Mimoza Kusari, me liderin famëkeq të serbëve, Milan Radojçiq.

    Kryeministri populist, i cili bënte sikur luftonte për të mbrojtur Veriun e Kosovës, në të vërtetë rezulton i koordinuar me qarqet ekstremiste serbe për këtë situatë dhe në momentin që u bën publike pazaret e tij, u dorëzua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *