• |
ide | kryesore

Afera Ahmetaj, “bëhet i gjallë” Lulzim Basha: Drejtësia të shkojë te Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit
Afera Ahmetaj, "bëhet i gjallë" Lulzim Basha: Drejtësia të shkojë te Rama


Për aferën e inceneratorëve dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt ka reaguar edhe Lulzim Basha. Përmes një postimi ai thotë se kjo qeveri merr vendime për interesat kriminale të vetëm një klani. Basha flet për atë që e quan “Aleanca Qytetare për Demokracinë”

Postimi i plotë:

Për Shqipërinë sot është më imediate se kurrë pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste.

Dosja e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, tregoi se si kjo qeveri miraton ligje e ndërmerr vendime vetëm për interesat kriminale të një klani.

Drejtësia duhet të shkojë deri në fund, deri tek Edi Rama, njeriu që mban lidhjet e krimit dhe korrupsionit, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin!

Parlamenti duhet t’i hap rrugë pa humbur kohë vetting-ut dhe kontrollit të imtësishëm të pasurive dhe lidhjeve kriminale.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të pastruar politikën e për të mundësuar vetting-un e politikanëve, listat 100% të hapura, votën e diasporës, kufizimin e mandateteve, rritjen e mekanizmave të kontrollit të qeverisë nga Parlamenti.

Partia Demokratike do t’i nënshtrohet një procesi të thellë rinovimi dhe hapje ndaj profesionistëve dhe intelektualëve që ndajnë vlerat dhe vizionin tonë për një Shqipëri më të mirë.

Me demokratët që ishin në ballë të qëndresës anti-komuniste, me të persekutuarit dhe pronarët, me kontribuesit e pas vitit ’90, me burrat dhe gratë që sakrifikojnë prej dekadash, me të rinj e të reja nga brenda dhe jashtë vendit, Partia Demokratike do të formësojë alternativën që presin shqiptarët.

Sot është koha e bashkimit të energjive, forcave, kapitaleve njerëzore e politike për t’i dhënë fund tranzicionit!


6 Comments

  1. Nga ke humbur ti o Lulushi? Ke 10 vjet kryetari I opozites dhe e kalove nga humbja ne humbje, e percave duke e bere 3 Copa PD duke bere pazare me Edvin mavijen dhe tani papik turpi del e derdellis neper Facebook! Me keto gjema qe I ka bere maviha Edvin Shqiperise po qe se populli do te udhehiqej sic duhet do ta kishte hedhur rilindjen jo ne Lane,pone Adriatik! Me shume se kurre sot eshte dita te largohesh ti mavri megjith Sali nongraten dhe Ilir hajdutin duke u len rruge njerezve te besueshem qe ne opozit ka plot! Hapni rruge per Igli Caren,Gazmend Batdhin,Jorida Tabakun dhe te tjere qe PD I ka me shumice qe jane te paperlyer,te pakorruptuar,po jo ti qe na dalje si figure e re kur ke 18 vjet qe vetem I mashtroni shqiptaret!

  2. Pordhe me rigon, shume i sforcuar asgje nuk tha! Me shume tha Gaz Bardhi qe degjeneroi Felaj se sa ky dhjaks

  3. Duke shkuar per te rama se ai eshte destonacioni do kete ndonje stacion nga kunati jot o Lulushe se ai ti mban financat , ti opoziten e ben sa per te orientuar flukset e parave nga kunati …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *