• |
ide | kryesore

“O hajdute, o familje hajdutësh, burri jot vë gjoba” Gaz Bardhi shpëlan Ermonela Felajn në kuvend

Arkiva, Lajme, Të fundit


Gjatë kohës që fliste në parlament për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe zvarritjen e procedurave, Gazment Bardhi ka përmendur edhe Damian Gjiknurin dhe Ermonela Felajn, dy ish ministra emrat e të cilëve dalin në dosjen e SPAK për inceneratorët.

Por Felaj i është kthyer nga vendi duke e quajtur “palaço”, ç’ka provokoi shpërthimin e Bardhit në akuza. Ai e quajti Ermonela Felajn një hajdute, që vinte nga familje hajdutësh, duke e akuzuar të shoqin se vinte gjoba në biznese të ndryshme si prokuror.

Bardhi: Kjo mungesë kuraje nga ana juaj është tregon se jeni në interes personal të Edi Ramës. S’është çështja e te Rrahman Rraja nëse nuk do kishte dakordimin e Ramës. As Ahmetaj, as Gjikunuri etj. Na tregoni ju procedurat ju? Për cilat procedurat te të drejtat e Ahmetajt. Nëse do të mbrohet ai mos të arratiset, të vijë në parlament të japë llogari dhe mos të shkojë nga aeroporti në aeroport me lekët që na ka vjedhur. Pastaj mos na tregoni ju që i fusni me urgjencë ligjet për kanabisin.

Ju jeni fasada e inceneratorëve… nisët fushatën te inceneratorët. Nuk ju vjen turp që i nxorët të gjithë pa përgjegjësi, nga Lefter Koka te Arben Ahmetaj, nga Gjiknuri te Ermonela Felaj. Ja që paska përgjegjësi Vetëm te inceneratori i Tiranës, paradite e çon 16 milion euro, pas 6 orësh e con 220 milioneuro…

Felaj: Palaço, o palaço, palaço

Bardhi i duartroket me ironi

Bardhi: Palaço mua më thotë kryemafiozi yt dhe kur vjen nga një hajdute si ty, nga një gjobaxhie si ty që ke pushtu Prokurorinë e Tiranës për t’i vendos gjoba biznesit… yt shoq vetëm në çështjen e rimbursimit të TVSH ka marrë 1.5 milion euro nga 4 biznese. Kjo je ti! Ti je hajdute, gjobaxhie. Ti je hajdute dhe gjobaxhie që s’ke guxim të flasësh. ti s’duhet të ishte aty moj zonjë. Ke pushtuar prokurorinë e Tiranës zonjë, për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. je fasada e incneratorëve. Ti dhe një pjesë e këtyre keni shkuar dhe jeni bërë fasada e incneratorëve. Flisni ju për procedura? Mbylle moj gore gojën! Mbylle moj hajdute gojën!

 


11 Comments

  1. qe te jemi ne kushtet e shtetit normal (qe pretendohet) ose burri i kesaj shkon ne burg per ato gjobat ose ky tjetri denohet per shpifje me nje gjobe te pakten sa rrogat e 6 muajve …ne shtetin e absurdit nderkohe nuk ndodh asgje ,thjeshte njecseance normale parlamenti ……bananistan

  2. E-hormon-ohelaaaaaaaaaaa po per shalet e Lones a ke per te shtuar ndonje gje….. apo ja kane zgafllu “pusin”… ? Kjo prerje jeni ju te rivdekjes

  3. A çja paske bo mirë ksaj mor Gaz
    Hakut i paske ardh
    Kena frik me shku në zyra shteti se na del kjo Felaj me nga 4-5 veta të punësum mrena

    1. Nga mënyra se si reagoi rilindsja e thekur tregon më të vërtetë që ato akuza të ngritura nga Bardhi janë të vërteta. Por dhe se di diçka që e akuzoi drejpërdrejtë.Pastaj të konsiderosh që e gjitha familja e saj janë prokurorë në nji prokurori dhe me rëndësishmja nuk do shumë për të bërë një vlerësim dhe për gjobat që është një tallon tek rilindasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *