• |
ide | kryesore

Bardhi: Ku ndodhet Arben Ahmetaj?/ Nikolla: S’kam informacion

Lajme, Të fundit


Edhe në nisje të kësaj seance planare, një debat i fortë është krijuar mes Bardhit dhe Nikollës lidhur me mungesën e Arben Ahmetaj në sallë. Gazment Bardhi parashtroi pyetjen se ku ndodhet Ahmetaj, por kryeparlamentarja Lindita Nikolla është shprehur se s’ka informacion dhe se i ka dërguar email.


DEBATI

Bardhi- Nëse ka arsye objektive, ne si rregull duhet të shtyjmë senacën. Ku ndodhet Arben Ahmetaj dhe cila është arsyeja e mungesës së tij? Keni informacion?

Nikolla- Kjo është një e drejtë e tij, jo një detyrim.

Bardhi- Unë propozoj që kryeministri të na japë përgjigje ku ndodhet Arben Ahmetaj

Nikolla- Do ju pres fjalën

Bardhi- Meraku juaj për procesin e rregullt ligjor për Arben Ahmetaj. Nëse ai është i shtruar në spital, ne kemi detyrimim ligjor të shtyjmë seancën

Nikolla- Do ju pres fjalën. Vazhdoni me raportin

Bardhi-
Me që Arben Ahmetaj është fshehur, unë do vazhdoj me raportin, për të identifikuar vrimën ku është fshehur Arben Ahmetaj, jo se do na kërcënoni për të hequr të drejtën e fjalës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *