• |
ide | kryesore

Rama e ftoi të hënën në Tiranë, Kurti shkon në Athinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama


Një takim joformal i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor është paraparë të zhvillohet të hënën e 17 korrikut në Tiranë. I pranishëm në këtë mbledhje pritet të jetë edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver VarheyliTakimi është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 16 tetor. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendi i të cilit sivjet kryeson Procesin e Berlinit, ka paralajmëruar takimin joformal gjatë turneut të tij nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë.

Ky takim është thënë se ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin, për të hartuar kërkesa të përbashkëta, për t’i paraqitur në samitin e tetorit, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian. Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Megjithatë, as ky takim joformal nuk pritet të ulë në një tryezë kreun e ekzekutivit shqiptar, Rama, dhe homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, marrëdhënia e të cilëve është ftohur prej disa muajsh.

Një projektstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, si dhe anulimi i mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor, i ka rritur tensionet mes Ramës dhe Kurtit, të cilët kanë preferuar të argumentojnë me njëri-tjetrin nga distanca, përmes deklaratave.

Mospajtimet mes dy udhëheqësve kulmuan më 6 korrik, kur Kurti refuzoi të takonte Ramën, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë. Rama u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk KonjufcaRaportohet se në takimin joformal të së hënës në kryeqendrën e Shqipërisë, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Kreu i ekzekutivit kosovar, Kurti, sipas një njoftimi nga zyra e tij, të hënën do të jetë në Greqi, ku do të marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, i cili është themeluar nga ish-kryeministri helenik, George Papandreou. Në takimin e së hënës mes udhëheqësve të rajonit, Serbia pritet të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiq. /REL


8 Comments

  1. Bravo Fyhreri yne , mos shko ne darken e Ram-Vucicit, te cilen e shtron plote helm e vrere kunder nesh .

    Rrofte Fyhreri , Rrofte Dardania
    E poshte bijte e Dushanit e Enver Milladinit dhe Ram-Vucici

  2. Jo po do meret me idiotin antishqiptar Rama.Athina është më e rëndësishme për Prishtinën sepse është një nga vendet qëse ka njohur dhe influenca e saj do mund të ndikojë jo vetëm për njohje dhe ato shtete të BE që akoma s’e njohin por dhe për shumë probleme të bashkëjetesës e zhvillimit të marrëdhënieve Serbi Kosovë.

    1. Pirdh , pirdh se lirohesh.
      Tani qe shkoi Kurti ne Athine , qe neser do ta njohi Athina Kosoven si shtet te pavarur.
      U kry dhe kjo pun.

    2. Ka burra KOSOVA .. Ka ALBIN !! KA DHE RUGOVA QE NUK VES KURRE !! Jo komuniste shqiperie enverista qe vrasin EDHE vellane per karrige dhe per te shitur piktura zhgarravina per PARA . EHE, PARAJA MURDARE QE GJEZDIS POSI ZAGARE …

  3. Evropa me Serbin dhe gëërrrrkun sa të ekzistojnë do të financojnë luftën ndaj Shqiptarëve, përça e sundo, se përndryshe duhet të shuajnë 7 shtete të krijuara me pazare mbi tokën rracën dhe historinë TONË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *