• |
ide | kryesore

Onana te Manchester United, i trishtuar: “Inter është magji, ndjenjë, ndoshta një ditë kthehem”

-Instant, Sport
Onana



Andrè Onana është portieri i ri i Manchester United. Portieri rinis nga Premier League, nga trajneri që e rriti te Ajax (Ten Hag). Kamerunasi tani do të gjejë një derbi të ri, kundër atij City që i rrëmbeu finalen e Champions në Stamboll. Onana largohet, duke lënë pas një fitim të bujshëm kapital në arkat e klubit zikaltër. Por ai lë pas edhe shumë keqardhje mes tifozëve me të cilët kishte krijuar një lidhje fantastike: “Dua të rifilloj me ekipin tim të ri – tha ai për Gazzetta dello Sport – por një pjesë e zemrës sime është e trishtuar. Të largohesh nga Inter do të thotë të largohesh nga një familje, jo një ekip normal. E kuptova që të jesh me Inter është një mënyrë për t’i qendruar botë, për të jetuar jetën.”

ARSYET E LARGIMIT

Në një intervistë të gjatë, Onana shpjegoi edhe arsyen e kësaj ndarje: “E rëndësishme është të jesh i sinqertë dhe gjithmonë t’u tregosh njerëzve të vërtetën. Unë jam një person që dua gjithmonë sfida të reja. Të luash në Premier League dhe për një klub si United është e parezistueshme. Të gjitha palët donin që kjo të ndodhte… Por ajo që ka rëndësi është se po të kisha qëndruar do të isha po aq i lumtur. Kurrë nuk kam pasur probleme te Inter. Në të vërtetë, në Milano lindi një magji që është pothuajse e vështirë të shpjegohet”.

Lexo më tej: Onana, pagesë rekord te Manchester United: çështje orësh oferta zyrtare për Inter

ONANA KUJTON KORIN INTERIST

Tani është koha për të thënë lamtumirë dhe faleminderit: “Faleminderit është fjala që dua të përdor. Ua them të gjithë punëtorëve në Pinetina dhe në klub, drejtuesve, presidentit, trajnerit, shokëve të mi. Por mbi të gjitha tifozëve, ndjeva se më donin vërtet. Luajta në Milano për një vit, por do të jem një interista përgjithmonë. Kush e di, jeta është e paparashikueshme, ndoshta një ditë do të kthehem edhe unë… Ndërkohë, nuk do të pushoj së kënduari atë refrenin që më pëlqen shumë: “Për gjithë ato kilometra që kam bërë me ty, Internazionale duhet të fitojë…”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *