• |
ide | kryesore

Pas Pëllumb Gjokës në Velipojë, policia arrestoi edhe Astmer Bilalin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Astmer Bilali


Policia ka arrestuar edhe Astmer Bilalin në Shkodër gjatë një operacioni të drejtuar nga prokurorët e SPAK. Bilali njihet si pjesë e grupit të Bajrave në Shkodër dhe deri pak kohë më parë ishte në burg i akuzuar për plagosje. Astmer Bilali ka qenë kampion boksi, por kohët e fundit ai përmendet në media për zinxhirin e plagosjeve dhe vrasjeve mes bandave në Shkodër.

Gjatë operacionit është arrestuar edhe Pëllumb Gjoka, i njohur në zonën e Velipojës për mbështetjen që i dha socialistëve në zgjedhjet e fundit lokale. Gjoka njihet për bizneset e tij në Velipojë, por edhe për ndikimin e tij në këtë zonë.

Të arrestuar të tjerë janë edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish drejtuesi i Operacionales Oltion Bistri, një efektiv me një karrierë të gjatë në polici.


2 Comments

  1. Ja pra që Berisha çdo akuzë të bërë i vërtetohet.Dhe kjo tregon që Shkodra me tërë mend ka qenë në shtetrrethim si në 1945 e tutje.Pra kush thotë që në Shkodër nuk ka pasur vjedhje është bashkëpunëtor në ç’bërjen e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe e ka fjalën për ata gjoja opinionistë të “pavarur”!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *