• |
ide | kryesore

Lubonja: SPAK nuk pastron dot llumin e madh, ndryshe do niste me Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja: SPAK nuk pastron dot llumin e madh, ndryshe do niste me Ramën


Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, ku në ‘News24’ shprehet se SPAk nuk mundet që të luftojë e vetme korrupsionin dhe se priten ende rezultate për çështje që janë me rëndësi.

Lubonja theksoi se provat janë por në vendin tonë nuk ekziston një drejtësi e vërtetë që të hetojë korrupsionin, pasi në të kundërt në “bankën e të akuzuarve do të përfshihej dhe kryeministri”.

“Nuk mendoj se një SPAK i vetëm mund të pastrojë këtë llum kaq të madh. E mbysin fare këto organizatat që janë në krye të pushtetit, se nuk duan të kapen. Disa shenja që po japin nuk kemi pse kundërvihemi, por do të presim. Këto harrohen, lind skandali tjetër, skandal pas skandali. Këtu nuk ka një drejtësi të vërtetë se ndryshe do ishin në bankën e të akuzuarve që nga kryeministri e poshtë, sepse provat janë”, tha ai.


1 Comment

  1. U betua me dorën në…/ Berisha mbledh kryesinë, shmang votëbesimin e tij për humbjen! S’ka datë për ‘respektimin’ e statutit,o fatosi i enverit dhe salihut,nxirr nje dokument ku tregon qe rama ka perfituar nga incerenatoret,por si nje spiun burgjesh ti vetem llomotit njelloj si salihuuuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *