• |
ide | kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks në Kapshticë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Po vijnë emigrantët, fluks në Kapshticë, fluks


Radhë të gjata janë krijuar në pikat kufitare, pas dyndjes së emigrantëve që kanë zgjedhur muaji gusht për t’u kthyer në Shqipëri për pushime.

Këtë të shtunë në portin më të madh të vendit mbërritën 5 tragete me 6 mijë persona dhe 2500 automjete. Autoriteti portual ka vënë në dispozicion 32 sportele për të shmangur vonesat.

Që nga 1 korriku 62 mijë persona janë futur në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Risi këtë vit është përdorimi i këtij porti nga shumë qytetarëve të Bashkimit Europian, që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet.

Fundjava që përkon me nisjen e pushimeve të emigrantëve shqiptarë në Greqi ka rritur numrin e personave që hynë edhe në pikën kufitare të Kapshticës.

Rreth 3500 persona kalojnë kufirin këto dite çdo 24 ore në Kapshticë. Që prej datës 1 gusht nga kjo pikë kufitare kane hyre për në Shqipëri rreth 17 mije qytetare.

Pavarësisht fluksit në të dyja anët e kufirit nuk ka pasur radhë dhe vonesa në kryerjen e procedurave. Pala shqiptare punon me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, ndërsa pala greke punon me 2 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.

Nga pikën doganore të Qafë Thanës prej 1 gushtit kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 22 mijë persona, shumica e tyre vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *