• |
ide | kryesore

Po vijnë emigrantët, mbi 2 km radha në Qafë Botë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Po vijnë emigrantët, mbi 2 km radha në Qafë Botë


Edhe pse krerët e Policisë Kufitare të Shqipërisë dhe Greqisë u takuan në fillim të kësaj jave në Kakavijë për të rikonfirmuar angazhimin se do të punojnë me kapacitete të shtuara për të mos krijuar radhë pritje në kufi, duket se nuk po ndodh kështu teksa po shtohet fluksi i hyrjeve të emigrantëve drejt vendit tonë.

Të paktën në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës, radha në anën greke ka qenë sot në mesditë më shumë se 2 km. Sikundër shihet në foton që ne po botojmë, qindra automjete presin mes diellit përvëlues për të kaluar kufirin drejt tokës shqiptare.

Mësohet se pala greke po punon me kapacitete të pakta çka sjell edhe krijimin e karvanit të mjeteve që presin në këto temperatura të larta. Mes udhëtarëve që kthehen në atdhe ka edhe shumë familje me fëmijë të vegjël.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *