• |
ide | kryesore

Lubonja: Pse priti Greqia rastin “Beleri” për të njohur regjimin e Shqipërisë?

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një pjesë të fajit për burgosjen e Fredi Belerit, dy ditë para se të votohej për kryetar bashkie i Himarës, analisti Fatos Lubonja ia vë edhe shtetit grek, që sot është në një përpjekje për të liruar kryebashkiakun minoritar.

Por për Lubonjën, grekët janë zgjuar shumë vonë, sepse si fqinjë të Shqipërisë duhet të jenë më të informuar për atë që po ndodh në vendin tonë dhe si të tillë nuk mund ta mbështesnin reformën në drejtësi me të njëjtin naivitet si vendet e tjera europiane.

Greqia “është bërë partnere së bashku me vende të tjera Perëndimore në instalimin e një regjimi autoritar nga i cili nuk vuan vetëm minoriteti grek por edhe krejt shqiptarët” shkruan Lubonja në shënimin e tij që mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Shkrimi i plotë:

Ish gjykatësi shqiptar i Strasburgut Ledi Bianku duke ballafaquar reformën në drejtësi në Poloni me reformën në drejtësi në Shqipëri ka venë në dukje standartet e dyfishta të Komisionit Evropian lidhur me këto dy reforma. Kjo sepse ndërsa qëllimi dhe efekti i të dyjave është i njëjtë: kapja e drejtësisë nga ekzekutivi, paradoksalisht, ndaj asaj polake Komisioni ka reaguar me kritika të forta, (së fundi BE i ka vënë edhe sanksione Polonisë), kurse shqiptaren e ka trajtuar dhe vazhdon ta trajtojë si një histori suksesi duke promovuar iniciuesin e saj kryeministrin Rama.

Shumë shqiptarë duke e vuajtur në kurriz drejtësinë e re shqiptare shtrojnë pyetjen: si ka mundësi që perëndimorët sillen me ne kundër parimeve e vlerave të tyre themelore të shtetit të së drejtës? Është një pyetje që mund t’i ngrihet fare mirë edhe shtetit Grek si antar i vjetër i BE-së, veçanërisht pas arrestimit në Himarë dy tre ditë para zgjedhjeve të kandidatit të minoritetit grek Beleri një shembull flagrant ky – si nga procedurat që janë ndjekur edhe mungesa e fakteve – i përdorimit të drejtësisë nga ekzekutivi për të eliminuar kundërshtarët politikë.

Pyetja që ngrihet për shtetin grek është: pse Greqia që si shtet fqinj me Shqipërinë duhet të jetë shumë më e informuar ka pritur rastin Bejleri për të ngritur zërin lidhur me mungesën e shteti të së drejtës në Shqipëri ndërkohë që deri më sot është bërë partnere së bashku me vende të tjera Perëndimore në instalimin e një regjimi autoritar nga i cili nuk vuan vetëm minoriteti grek por edhe krejt shqiptarët?


6 Comments

  1. O Lubonja mirë e ke ti por kanë dhe hallin e detit.E kanë dhe të Himarës por ata për Helenizmin harrojnë dhe detin. Këtu është problemi.Dhe Rama as detin as Helenizmin se ka problem.Ai ka problem vetë bregdetin dhe pronat e Himariotëve.

  2. Po he more Lubonja pse? Se ti di te besh dhe pyetje aq te veshtira sa dhe 10 te mencur te mblidhe ste japin dot pergjigje. Greqia ngrihet sepse ndihet superiore ndja nesh dhe nuk do tja dij fare nese kemi drejtesi apo skemi. Ata jane si ajo Mafia Siciliane qe ndihet e prekur ne nder se ju kemi burgosur nje ushtar…dhe do te vej nderin ne vend

  3. Pergjigje Lubonjes per pyetjen qe shtron:

    -Komuniteti Europian as nuk e rruan fare se c’behet ne Shqiperi, a shkelen te drejtat e njeriut

    apo jo, a ruhet pushteti permes zgjedhjeve apo permes blerjeve te votes apo jo, a eshte e

    lidhur politika me krimin e organizuar apo jo, a behen pjese e politikes deri edhe ligjvenes e

    kryebashkiake, trafikante, vrases e perdhunues apo jo, a eshte policia deri ne nivelet me te larta

    pjese e strukturave kriminale apo jo, a vidhen fondet e pasurite publike ne menyre te organizuar

    nga strukturat shteterore deri ne majen e piramides sic tregoj qartazi rasti i inceneratoreve apo jo

    a futen ne burg 38 mije qytetare ose 1.5 perqind e popullsise brenda nje viti per shkelje adminis-

    trative ne kundershtim me cdo kushtetute ne bote apo jo, a po krijohen nga qeveria kushte te

    kalkulueshme qe popullsia shqiptare te mos mund te mbijetoje ne Shqiperi e te detyrohet ta

    braktise po jo etj. Atij grup te vogel zyrtaresh e drejtuesish politike qe merren me Shqiperine

    u ka rene luga ne mjalte me Shqiperine dhe cfare do qe te beje KM mbi popullin shqiptar e me

    demokracine ata jane ok , mjafton te fryjne zhepat .

    Tani pse ngrene zerin per Bejlerin. Per Bejlerin ngrene zerin jo se e kane hallin e Bejlerit

    por se eshte ceshtje e ndjeshme per opinionin publik grek qeshtja e helenizmit dhe qeveritaret

    greke ashtu si ata Europinane i tremben opinionit publik dhe jo si ne Shqiperi qe KM deklaron se

    iki jo kur duan shqiptaret por kur dua une. Nuk e di a je i kenaqur me pergjigjen por keshtu

    mendoj une si popull i thjeshte me nje pension 125 mijue leke te vjetra ne muaj dhe nga keto

    leke me duhet te paguaj nga pak pervec bukes, dritave, ujit , ilaceve, tkases se shtepise, takses qe

    pritet te vendoset per termetin, ,edhe per bifteket 1000 euro te maznikeve, carcafet 900 euro

    te etildave, per gjobat e bechetteve, per aferat e Mc Gonigaleve, per fotot e udheheqesve me

    Presidentet e USA para zgjedhjeve te radhes , per anijet qe rrine pa asnje funksion ne Vlore ,

    per udhetimet me carter te KM e shume e shume te tjera qe s’po i permend per mos te te

    bezdis.

  4. SPAK do tja caje sumat krejt hajdutave te korruptuar nga 1990 deri sot.Gjithe vemjet antishqiptare natyrisht qe nuk e duan forcimin e ligjit dhe shtetit ligjor ne Shqiperi ,aleancen me boten e zhvilluar perendimore dhe kerkojne me deshperim ndihmen e stepaxhinjve ruse dhe kelyshve te tyre historike.Lodhen kot ,sepse askush nuk e ndal dot ringritjen e kombit arberor ,as shovinistet qe kane masakruar shqiptaret e Camerise dhe Kosoves dhe as bythelepiresit e tyre tek ne.

    1. Nje gjindje letyre qe nuk ka guxim te hape dosjet dhe ta coje pronen tek i zoti, te mos i jape miqenie vetes se vet, do te pjelle kepushkelyshpisllek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *