• |
ide | kryesore

Tensionet me Athinën / Provokon Mitsotakis, Tirana jashtë tryezës ballkanike

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama mitsotakis begaj


Paslëkundjet e tërmetit Beleri, kanë filluar të ndihen mes Tiranës dhe Athinës. Kryeministri grek Mitsotakis ka ftuar të hënën në 21 gusht për një darkë informale liderët e rajonit me e rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.

Por, Shqipëria nuk do të jetë e ulur aty si pasojë e një ‘provokimi’ nga pala greke. Organizatorët nuk kanë ftuar në këtë darkë kryeministrin Rama, por e kanë zëvendësuar atë me presidentin Bajaram Begaj.

Komenti Video nga Dorian Kodra⇓

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Tensionet e fundit mes dy vendeve për arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri duket se nuk kanë kaluar pa lënë gjurmë. Që kur kjo ndodhi, ndonëse Greqia ishte në fushatë elektorale, mediat greke e kritikuan ashpër kryeministrin e tyre për miqësine e tij naive me homologun erdoganist shqiptar, që fshihej pas arrestimit të Belerit. Madje ato i përmendën Mitsotakisit edhe ‘fajin” se kishte hapur një hapsirë të veçantë, që është pjësë e trashigimisë greke, pallatin Zappeion Megaron (ku është nënshkruar edhe futja e Greqisë në BE në 1979), për ti bërë piktorit kryeministër një ekzpozitë pompoze.

Ekspozita e Ramës në pallatin Zappeion Megaron në mars të këtij viti

Në fakt edhe pas tensionimit të situatës Rama është rekur ta ruaj aq sa mundet marëdhënien me Mistotakisin.

Në një letër të hapur pas demostratës që politikanë grekë organizuan në Himarë për Fredi Belerin ai shkruante: “Unë nuk e kam fshehur mendimin tim shumë pozitiv, e as ndjenjat e mia shumë miqësore për kryeministrin Mitsotakis. Tek ai kam parë qysh në fillim një lider modern europian dhe kam gjetur në vazhdimësi një njeri të admirueshëm. Nuk kam ndërmend t’i fsheh mendimin e ndjenjat e mia as sot, kur kolegut të nderuar e mikut tim të dashur Kyriakos, do t’i duhet të lexojë opinionin tim të mirëformuar dhe të mirëinformuar, i cili nuk përkon gjëkundi me opinionin e miqve protestues”.

Por, pavarësisht nga këto elozhe kryeministri grek nuk ka dashur ta ketë homologun e tij shqiptar nëpër këmbë në Athinë. Eshtë e vështirë të thuhet nëse ai e ka bërë këtë akt për të mos ndezur edhe njëherë valën e kritikave të shtypit, duke e pasur Ramën në krah të tij. Një version i dytë do të qe një hakmarrje personale. Duke njohur vanitetin e kryeministrit shqiptar, duke qenë të ndërgjegjshëm se sa i mungojnë atj këto evenimente, ku përpiqet të shkëlqejë me çdo çmim, qoftë me flirtim qoftë me batuta, protokolli grek ka dashur t’i japë ndofta një sinjal. Ashtu siç të përkëdhëlëm me opozitën pompoze prej artisi të madh, po ashtu mund të trajtojmë edhe si të padëshëruar.  Nëse qëndron ky version i dytë, ai do të qe një distancim i hapur nga njeriu që urdhëroi arrestimin e Belerit.

Por, fakt është se ftesa për pjesmarrje në mënyrë të çuditshme i ka shkuar presidentit Begaj, ndërkohë që formati i takimit e demostron qartë se aty duhej të ishte shefi i qeverisë së Tiranës. Në darkën e së hënës së ardhshme do të marrin pjesë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo, kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou.

Komenti Video nga Andi Bushati⇓

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

E vetmja gjë që nuk ka llogaritur në këtë ‘provokim” Mitsotakis është se gjeneral Begaj është një ushtar i bindur i Edi Ramës dhe ai mund të jetë i mërzitur dhe i fyer edhe më shumë se vetë kryeministri, që e kanë ftuar në një vend që nuk i takon. Prandaj ai sipas të gjitha burimeve e ka refuzuar ftesën.

Kështu që Shqipëria nuk do të jetë prezente në këtë darkë informale të liderve të Ballkanit Perendimor për shkak të çështjes Beleri.

©Lapsi.al


33 Comments

  1. Na plasi kari, u qifsha Micotakisin ne byth. Dolen e ben protest si kara, tha mir Tan Hoxha, aq njerez sa mblodhen I mbledh shoku im kur i bie goma e makines

      1. Po ik e baxhelle. Nje km qe per hir te nacionalizmit mbeshtet nje kriminel e hajdut ne burg. Nderkohe qe mbrojta e te akuzuarit eshte “nuk vjedh vetem une”

    1. Nese shqiptaret lihen jasht tryezave te interesit mohimi lirive dhe te drejtave do tu fusin ne konkurene ce inetesi ka tregus zhvillimi qe po ju zhysin pa kthim ne permbysje interesi te gjitheve zinxhir

  2. Rama mund te ket nje mij te keqija por per kete rast un e mbeshtes plotesisht. Nuk e kuptoj lapsin dhe tipa si Manjani qe per inat te vjerres qihen me mullixhiun. Paskeni marr lek te madh nga shovinistat grek.

  3. Ke mbeshtetjen edhe te alqi bllakos, arbenit beqes beketit xenit manes vilmes papulit carapulit biles loqes dhe hajdarit, tires te dere e spitalit.

    1. Edhe familjes Berisha me kullen e tyre. Prap per kete rast ka te drejt . Beleri nje varikars nje vrases antishqiptar ne shkelje te vet kushtetutes. Turp per Berishen dhe Meten

  4. Ka të drejtë?Për çfarë? Se don të bëjë patriotin?O I pa emër 16:52.Rama nuk është patriot por një antishqiptar më i keq se Enveri. Ti kujton se tërë ajo sjellje e tij prej diktatori nuk e kanë kuptuar në Europë dhe për më tepër grekët.Atij as i ref për asgjë vetëm për interesat e tij prandaj e burgosi Belerin.A nuk e kupton se ai ka qëllim izolimin nga Europa sepse nuk i duron ligjet e saj .Ai do ligjet e tija që i ka bërë për veten dhe shpurën e tij.

  5. “Sali mos u nxito me Agim Zeqon se e ke zakon që thua nuk di çbën djali pastaj. Shiko kush ta ka paguar ndërhyrjen në klinikë në Vjenë. Jo për gjë por ai se mban dot nderin pa e treguar gjithandej”,Sa kar tregohesh o Gimi bythelepirsi historik i salihut komunist,por ti nuk e di qe te gjitha ligjet qe europa ka sjelle ne parlament i ka votuar dhe dashnori yt salih.

    1. Ja paske vjedhur Morr Gëlbazës nga FB dhe paçavurja tema? Aq arrin intelekti jot copy+paste në artikuj të ndryshëm të lapsit. Prandaj ja fut ju sufllaqexhinjve edhe Spiropallja, pa le të tjerët 🤣

  6. greqia i manamas mbylljau ruget keteyrec kurvave veto ne evrope per cdo gje qe lidhet me shqiperine vriji drogemenet ne kufi veju apellasi rofte nea demokracia

    1. C’lidhje ka Europa me bythzinjte e Pontit, te cilet nuk lane varr pa perdhunuar ne Permet e Korce?
      Keta perverse quhen nea dhimokracia?

  7. 12 vite më parë një kryeministër vrau në mes të bulevardit, u mburr që vrau katër qytetarë të paarmatosura, të parrezikshëm dhe të pambrojtur përballë plumbave të tij, dhe jo vetëm që nuk është pyetur pas 12 vitesh pse i vrau, por pengoi në mënyrë brutale drejtësinë të hetonte, nuk dorëzoi gardistët të hetoheshin, prishi provat e serverit të Kryeministrisë, nuk lejoi prokurorët e gatshëm të merrnin prova në vendngjarje duke i fshirë plumbat me fshesë në sytë e tyre.ti shpellkari Tualet i lexon te gjitha te meros,kodosh te pelqejne,bire kurve je,qihesh ne bythe per salihun

  8. “Sali trego faturën e klinikës jo përralla. Po qe se e ke paguar vet ishte mirë ta deklaroje si shpenzim tek deklarimi i pasurisë.

    Se nuk është shifër e vogël që mund ta fusësh cash në bankë. Boll u fshehe pas fustanit të zonjës Karo meqë ke qejf të flasësh me emra të deformuar”

  9. si lista e atyre që do të mbetet në historinë e Shqipërisë, si si lista e tyre që votuan shkatërrimin e Partisë Demokratike, e partisë së parë anitkomunsite në Shqipëri, mbi të gjitha do të jeni përgjegjësit e drejtpërdrejt të pasojave që kjo do të sjellë, me të tilla eleminime njerzish edhe opinioni botëror do të distancohet prej jush.

    Si do t’ju përgjigjeni opinionit botëror, kur tju pyesin se ku ndodhen opozitarët e parë dhe intelektualët e njohur të Shqipërisë? Do t’ju thoni se i përjashtuam se ishin të gjithë agjentë të Ramizit.Gramoz Pashko 1991 fjala ne diten qe salihu me te gjithe komunistet e tij e perjashtuan nga PD

  10. Ç’kujtoni vallë ju, se opinioni botëror i ‘gëlltit’ të tilla veprime antidemokratike, kujtoni se ai njeh të tillë sanço pançot që kanë hyrë tani në histori? Ju sot po e sanksiononi atë diktaturë, por mos harroni se edhe ajo një ditë do tju përfshijë edhe juve“ shprehet Pashko në videon e publikuar nga Godole.

  11. Meta, lideri i opozitës/ Partia e Lirisë i zë vendin PD-së, KQZ e njeh si forcën kryesore opozitare. ‘Shuhet’ Berisha.cecene maloke shpellkare tani gezojuni Mutit te madh qe do ju jape metaj se salihu ngordhi politikish me ndihmen edhe te metaj,likja ja ufuti sa krahu.

  12. që njerëzit nuk I shpjegojnë dot në diarrenë e Sali Berishës ndaj SPAK. Brenda një deklarate ai e lavdëron që ka arrestuar zyrtarët dhe ka hetuar thellë korrupsionin, pastaj e quan SPAK I partisë që nuk ka arrestuar atë që thotë ai , më tej e lavdëron prap që ka zbuluar korrupsionin, pastaj e qorton pse ska punuar dhe më shumë të arrestonte dikë tjetër që e do ky të arrestuar e kështu me radhë.

  13. Pavaresisht synimit per te shmangur KM ne takimin informal te 21 gushtit qe organizon Kryeministri Mitsotakis, mendoj qe Presidenti Begaj do te ishte mire te mos linte bosh karrigen e Shqiperise ne kete takim.

    Qejfmbetjet mes dy kryeministrave kane nje historik 4 mujor dhe nuk mund te ekzagjerohen deri ne cenimin e marredhenieve mes dy vendeve, kurse mungesa e Shqiperise ne takim peshon shume me teper dhe me pasoja afatgjata.

    Pjesmarrja e Presidentit te Shqiperise do te ishte normale edhe ne situaten aktuale, pasi ne takim jane te ftuar edhe Presidenti i Serbise dhe ai i Malit te Zi.

    Mungesa e Shqiperise eshte nje tjeter rast qe tregon se politikanet e larte te vendit i trajtojne marredheniet ndershteterore osé takimet rajonnale e nderkombetare si raporte personale, ndersa pranine e Shqiperise si tregues i vleresimit te liderit, Kryeminister apo Président qofte, duke harruar se mériten apo haracin e ka populli qe i ka zgjedhur ta perfaqesojne.

  14. Kjo tregon se presidenti e nenvlereson veten ose eshte aq i mvarur nga Rama sa qe nuk ja mban te beje asnje veprim pa miratimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *