• |
ide | kryesore

Video/ 1 miliard euro blerje në një vit e gjysëm, por dështimi nuk ka fund: Chelsea humb derbin e parë me West Ham

-Instant, F1, Sport, Video
Chelsea


West Ham rrëmben derbin e Londrës në javën e dytë të Premier League duke mundur Chelsea 3-1. Golat e Aguerd (shënoi në minutën e 7′ dhe u përjashtua në minutën e 68′), Antonio (53′) dhe Paquetá (penallti në minutën e 95) vendosën sfidën. Për Blues, të cilët humbën penallti me Enzo Fernandez në fund të pjesës së parë, barazoi provizorisht Chukwuemeka (28′). Në ndeshjen tjetër Aston Villa mposhti Everton 4-0: McGinn (18′), Douglas Luiz (24′), Bailey (51′) dhe Duran (75′).

WEST HAM-CHELSEA 3-1

Ende pa fitore Chelsea, që pas 180 minutash ka vetëm një pikë. Humbja e parë në Premier League vjen në derbin e Londrës, ndaj West Ham. Hammers fituan 3-1 duke u ngjitur në 4, -2 nga Brighton dhe City. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 7′, kur Ward-Prowse shërbeu për Aguerd, që zhbllokoi rezultatin. Në të 28′, Chukwuemeka shënoi golin e barazimit për miqtë. Rasti i madh për përmbysje erdhi në minutën e 43′. Soucek bëri një faull në zonë dhe shkaktoi penalltinë. Nga pika e bardhë Enzo Fernandez gaboi, i hipnotizuar nga Areola.

Lexo më tej: Çmenduritë e Chelsea në merkato, shpenzoi dy miliardë euro në 10 vjet: ja renditja e më harxhuesve

Në pjesën e dytë, Michail Antonio bëri menjëherë rezultatin 2-1. Më pas autori i epërsisë Aguerd mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 68′ dhe i la Hammers me dhjetë lojtarë. Pochettino futi Madueke dhe Burstoë, por në fund golin e shënoi West Ham, që mbylli ndeshjen në minutën e 95′ me penalltinë e Paquetà. West Ham i Moyes buzëqesh, ndërsa Chelsea tashmë është -5 nga kreu dhe duhet ta shtyjë më tej takimin me suksesin e parë në kampionat.

ASTON VILLA-EVERTON 4-0

Aston Villa e ekzagjeroi dhe mposhti 4-0 Everton, duke arritur fitoren e parë në Premier League. Ndeshja u zgjidh brenda 6 minutave. Në minutën e 18′ McGinn shënoi pas një asist të Bailey. Ndërsa në minutën e 24′ Douglas Luiz shënoi nga penalltia e provokuar nga Pickford. Diaby, nënshkrimi i ri nga Leverkusen, mbylli ndeshjen në fillim të pjesës së dytë. Pastaj pokeri i Duran, që fiksoi rezultatin në 4-0 në minutën e 75′. Toffees mbeten të fundit me 0 pikë, 0 gola të shënuar dhe 5 gola të pësuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *