Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se do të ketë masa të tjera ndaj dy vendeve nëse nuk sillen me përgjegjësi.
Gjatë një fjalimi të zhvilluara para ambasadorëve, Macron ka thënë se marrëveshja e Brukselit që njihet si propozimi “franko-gjerman” është rruga e duhur dhe se duhet angazhim i palëve.
Ai ka bërë thirrje që palët të riangazhohen edhe për organizim të zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, serbët të kthehen në institucione të Kosovës, duke përmendur edhe formimin e Asociacionit.
“Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Macron.
Lexo më tej: Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak dhe Escobar takohen në Bruksel
Lexo më tej: Analiza e REL/ A do të këtë zgjedhje këtë vit në veri të Kosovës
shporru nga nigeri mor shkerdhat kolonialist
ha ha ha erdhe nga Mbledhja e Partise. IDIOT i pa-dobishem i ambasades ruse!
nga ambasada erdhi o rrote kari