• |
ide | kryesore

Përplasen disa kamionë në Gjermani, 2 të vdekur

Arkiva, Planet, Të fundit
Përplasen disa kamionë në Gjermani, 2 të vdekur


Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se një kamion me materiale të rrezikshme u përplas me 3 kamionë të tjerë dhe më pas kamioni i 5-të u përplas me katër të tjerët, sipas AP News.

Prej përbërjes së materialeve brenda në kamionë, u raportuan disa shpërthime dhe banorëve pranë vendngjarjes iu kërkua të qëndronin në shtëpi me dritaret e mbyllura për të shmangur ekspozimin ndaj tymit.

Gjithashtu u raportua se autostrada mbeti e mbyllur mëngjesin e së mërkurës për shkak se mund të kishte shpërthime të tjera.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *