• |
ide | kryesore

Habi, buzëqeshje dhe shkelje syri/ Si reaguan ministrat kur mësuan lëvizjet

Arkiva, Lajme, Të fundit
ministrat


Tashmë prej vitesh kryeministri Edi Rama i zbulon ndryshimet në qeveri LIVE në TV. Është aq qesharak ky moment saqë edhe vetë ministrat e rinj apo të konfirmuar e mësojnë nga TV ose në sallë “fatin e tyre”. kështu ndodhi edhe këtë të hënë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Në fund të fjalimit 90-minutësh, Rama e kaloi në 30 sekonda pjesën më të rëndësishme, atë të lëvizjeve në kabinetin qeveritar. Në një video që LAPSI.al ka vëzhguar me kujdes shihet se si kanë reaguar ministrat kur morën vesh gradimin apo lënien jashtë qeverisë.

Anila Denaj rikthehet në qeveri si ministre Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ajo kthehet e habitur nga ish-ministrja Etilda Gjonaj duke i thënë diçka ndërsa ajo e uron për detyrën e re.


Pas tyre duket Delina Ibrahimaj. Ministrja e Financave ka një buzëqeshje në fytyrë pasi mësoi katapultimin në një ministri pa peshë si ajo për sipërmarrjen.

Në krah të Ibrahimajt qëndron Frida Krifca që nuk pati një fat më të mirë. Ajo u largua nga qeveria, por shihet të buzëqeshë dhe të duartrokasë.

Në rreshtin e dytë duket Olta Xhaçka. Pas pak ditësh ajo do të ulej në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, por në vend të saj do të shkojë Igli Hasani. Pa grim në fytyrë, Xhaçka duket që shkel syrin dikujt si për t’i thënë “nuk ka problem”.

Pak më tek, po në rreshtin e dytë qëndron e ngrirë Ogerta Manastirliu që duhet të lërë ministrinë e Shëndetësisë për atë të Arsimit.

Më e kënaqura duket zëvendëskryeministrja Belinda Balluku që u konfirmua si “numri 2” i qeverisë. Ajo bën batuta me Namik Doklen ndërsa në një moment ndërhyn edhe Erion Veliaj.

Ai që duket më i relaksuari është Taulant Balla që ndoshta e dinte se emri i tij nuk do të përmendej ndaj nuk e ka problem t’i shkelë syrin kamerës.

Shpresojmë të jesh kaq i qetë edhe herën tjetër Taulant!!! ©LAPSI.al


8 Comments

  1. Do e hedhi edhe taon ne halete fallxhorja e gjate
    Por tani i duhet per punet e pista me dosjet frankobelgehollandeze… skyy
    Skeni pare gje akoma o vemje voteshites te mjere.

  2. Kur i shikon keto salla te medha te mbushura plot me rrjepsa te popullit
    habitet njeriu se si ky popull eshte akoma gjalle, sa lekura paska pasur dhe
    cfare durimi te pa fund e karakterizon .

    1. “Mjaft vodhet ju; i thote kryevjedhja, rradhen e kane te tjere te vjedhin”E keshtu, e keshtu pa fund per nje popull te ngordhur e te linçuar!

  3. Namik Dokles i duket se cdo gje shkon mire ne kete “bahcen me lule” te liderit??

    A ka ndopak vetedije per ate qe po ndodh dhe sesi eshte katandisur Shqiperia? Apo omerta mafiozesh?

    Te pakten te na kurseje keto shfaqje kllounesh me buzeqeshje hipokrite dhe solidaritet partiak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *