• |
ide | kryesore

Dhuna e Rrajave ndaj fisit Maja, Prokuroria e Tiranës ndryshon akuzën për personat e ndaluar

Lajme, Të fundit


Ka ndryshuar akuza për anëtarët e fisit Rraja të cilët akuzohen si autorë të dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majas. Prokuroria e Tiranës, ka vendosur që nga akuza “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim”, hetimi duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve. Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit. Të akuzuarit mund të dënohen me gjobë deri në 2 vite burg.

Grupi Rraja goditi me sende të forta dhe kërcënuan me armë Bilbil Maja dhe Jashar Maja, mbi një konflikt të nisur për dëmet që pretendonin dy viktimat e sulmit që ishin bërë nga punimet e gurores së vëllezërve Rraja në fshatin Borizanë.


8 Comments

  1. plagosje e lehte me shkopa bejzballi dhe pistolete? Cfare duhej te benin per plagosje te rende? Te perdornin pushket automatike? Ec aty prokurori…kush e di se sa para ka marre!!!

    1. Prokuror e gjykatës që kan kaluar Vetingun jan mashat politike te drejtësisë se re. Nuk keni parë gje akoma

    2. Pse dyshonit qe do ndodhte kjo gje?? Porkurori mbase s´ka marre leke, por urdher te drejtperdrejte nga shefi i madh.

  2. Pa bashkepunim thjesht u gjenden aty te lokali rastesisht nja 10 veta me mbiemer rraja dhe thane jemi qe jemi shkopat dhe armet i kemi hajt i fusim nje te rrahur “te lehte” dhe i bejme per spital keta.

  3. Kjo eshte prokuroria e Ermonela Felajt dhe e familjareve te saj qe kane kapur prokurorine e Tiranes me urdher te Edvin mavijes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *