• |
ide | kryesore

Largohet Qemal Minxhozi si ambasador në Kosovë, e zëvëndëson Petrit Malaj

Arkiva, Lajme, Të fundit


Presidenca njoftoi lirimin e disa ambasadorëve në vende të ndryshme, ku bie në sy zëvëndësimi i ambasadorëve në Kosovë. Ikën Qemal Minxhozi dhe në vend të tij emërohet Petrit Malaj. Ambasadorët e tjerë të larguar janë në Sllovaki, Danimarkë, Çeki, Rumani etj.

Pak ditë më parë, mori detyrën ministri i ri i jashtëm Igli Hasani, që zëvëndësoi Olta Xhaçkën.

Njoftimi i presidences

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekretoi sot lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

1. Lirohet z. Qemal Minxhozi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.

2. Lirohet z. Saimir Bala nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.

3. Lirohet z. Ilirian Kuka nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

4. Lirohet z. Ilir Tepelena nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.

5. Lirohet z. Pëllumb Qazimi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.

6. Lirohet znj. Enkeleda Mërkuri nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.

7. Lirohet znj. Elida Petoshati nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

8. Lirohet znj. Shpresa Kureta nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.

9. Emërohet z. Petrit Malaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.

10. Emërohet z. Ilir Hysa, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.

11. Emërohet z. Ilir Tepelena, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

12. Emërohet znj. Enkeleda Mërkuri, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.

13. Emërohet z. Oljan Kanushi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.

14. Emërohet znj. Mimoza Halimi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.

15. Emërohet z. Sokol Dedja, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.


4 Comments

  1. Eshte e qarte, po te vije minister i jashtem nje bastexhi sportiv, pse te mos zgjidhen per te bere ambasadorin edhe aktore, kitariste, elektriciste, guzhiniere, sporteliste, etj? Edhe ndonje trajner futbolli s’do ishte keq per ambasador. Eshte krejt normale them une. Pasqyron fiks profilin e ministrit perkates bashke me syzet e tij fallco, inkompetencen dhe servilizmin ndaj Ramsesit.

  2. Ky kari u bo si putini. Njehere kaci njehere ky. E bon dekanatin e arteve fertele. Kur ti mbaroj mandati vendosni kacin dhe anasjelltas.

  3. Për të rroftë PS se vetëm duke qenë anëtar i saj mbijetoi.Desh të bëhej deputet në lagjen e tij dhe timen dhe i thanë atëherë dhe komshinjtë e tij të pallatit mos se dhe ne nuk të votojmë.Dhe humbi thellë.Dhe tani i gjetën një vend pune pa qenë diplomat.Si gjithmonë për partinë ka rëndësi përkatësia e jo profesionalizmi!!!

  4. VK ambasador ke vllau.. A thu se Shqiperia dhe kosova kane nevoje per ambasador me tyne. Ne fakt duhet te kishte nje mision integrimi jo ambasada

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *