• |
ide | kryesore

Vuçiç fajëson Kurtin pas takimit: Bisedimet përfunduan pa sukses

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç fajëson Kurtin pas takimit: Bisedimet përfunduan pa sukses


Presideni i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Vuçiç pas takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë tha se bisedimet kanë përfunduan pa sukses.

“Të gjithë kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne kemi tona, në fund ne si Serbi e pranuam propozimin e kompromisit të BE-së, Kurti nuk deshi ta pranonte dhe takimi përfundoi”, tha Vuçiç.

Po ashtu ai tha se nuk ka pasur negociata të këndshme dhe se secili po lufton për të vetën. Presidenti serb foli edhe për zgjedhjet në veri duke thënë se “nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqjen, do të bëj çmos që serbët të marrin pjesë në zgjedhje”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *