• |
ide | kryesore

“Nuk merrem më me arbitrin”. Bejzade tregon çfarë i kërkoi lojtarëve, Memelli nuk ngutet: “Kampionati sa ka nisur”

-Instant, Sport
Bejzade



“Ne nuk shohim tabelën. Mundohemi të shohim çdo ndeshje për ta fituar. Pësuam në minutat e para dhe e kishim të vështirë të hynim në lojë. Barazuam në fundin e pjesës së parë dhe kjo na rriti moralin për të hyrë në pjesën e dytë për fitoren”. Skerdi Bejzade pa eufori e me ekuilibër, si për të dashur të mbajë lojtarët e tij me këmbë në tokë, komenton 2-1 me të cilin Laçi i tij mposhti Vllazninë. Fitorja e dytë radhazi për teknikun, në tre ndeshje në pankinë, që erdhi nga një gol i 18 vjecarit Tresa. “Mu bë qejfi për golin se ishte shumë gol i bukur. Tresën dhe Dajkon nuk i aktivizova me Teutën, sepse sapo kishin ardhur nga angazhimi me Kombëtaren. I ruajtëm për këtë ndeshje. E kam thënë dhe më parë, Tresa është një lojtar me të ardhme. Besoj se mund të arrijë lart sepse mundësitë i ka.

Bejzade pastaj komplimentoi kundërshtarin për mënyrën me të cilën mbajti fushën: “Vllaznia ishte një skuadër e fortë. Na e bëri të vështirë. Kishte bërë disa ndryshime që na e bëri të vështirë. Mund të dilte ndeshja dhe barazim, edhe mund ta humbnim. Diferencën e bëri shpirti i garës. I kisha porositur lojtarët. Po të mos jepnin 100% lojtarët nuk fitonin dot – tha Bejzade, që u ndal edhe te arbitrimi -. “Po të më shihje mua, s’kam protestuar fare gjatë gjithë lojës. Ndeshjen e parë e kontestova. Ndeshjen tjetër n’daç të jetë i mirë, n’daç të jetë i keq, nuk do merrem më me arbitrin”, e mbylli Bejzade”.

MEMELLI: NËSE GRUDA DO TË SHËNONTE…

“Ndeshje e nisëm mirë, por duhej të menaxhonim më mirë situatën në pjesën e parë pas shënimit të golit. Kampionati sapo ka filluar. Djemtë kanë dhënë maksimumin”. Migen Memelli, trajneri i Vllaznisë, e ka marrë me sportivitet humbjen 2-1 në Laç. Tekniku ka vetëm keqardhjen që në avantazhin e një goli, kuqeblutë nuk e mbyllën lojën. “Nëse do të shënoheshin gol ato dy rastet e Grudës, do të ishte ndryshe. Më mërziti fakti që shkaktuam faull kur lojtari kundërshtar ishte me shpinë nga porta. E gjithashtu që nuk kishim asnjë lojtar aty në momentin e goditjes te goli i parë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *