• |
ide | kryesore

Berisha shigjeton Alibeajn “Do votojë rritjen e rrogës së bashkëshortes”

Arkiva, Lajme, Të fundit
Alibeaj


Seanca parlametare ka nisur me përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës për përbërjen e komisionit për reformën zgjedhore. Socialistët refuzojnë të ndryshojnë përbërjen sipas kërkesës së Gazment Bardhit, që kërkon largimin e Enkelejd Alibeajt si bashkëkryetar dhe zëvëndësimin me Oerd Bylykbashin.

Ndërkohë socialistët presin që bashkë me deputetët e Lulzim Bashës të votojnë rritjen e pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses, mes të cilëve edhe bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeajt, antarja e kushtetueses Marsida Xhaferllari.

Pikërisht për këtë ngërç që krijohet në kuvend, socialistët preferojnë ta shtyjnë votimin për zëvëndësimin e Alibeajt, ndërsa Berisha e ka akuzuar se do të votojë për rritjen e rrogës së bashkëshortes.

“Në qëndrimet që mbani ka hipokrizi. Pse doni ti ndani momentet, të miratojmë shtytjen, ndryshimin e përbërjes, nëse jeni të interesuar për një frymë. Por ju doni të merrni peng persona këtu që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes, sepse janë votimi për rrogat e gjyqtarëve, E mbani peng derisa të votojë, hiqni dorë nga këto gjëra. S’ka ndodhur asnjëherë që njëra palë ti caktojë palës tjetër përbërësit.

Miratohet përbërja e njërës palë. E keni me sistem pengmarrje, doni të mbani peng. Sa të votohen dy çështjet, nesër mblidhet Komisioni. Sa të kemi siguruar njëherë votën për Gjykatën, ju jeni në pazare këtu.

Kalojini të dyja sot dhe kaq merr fund, çfarë pune ka opozita me kandidaturat tuaja. Apo po përpiqeni të bëni gjithçka me akte armiqësore ndaj opozitës së vërtetë dhe të konsolidoni këtu një pseudoopozitë” tha Berisha.


6 Comments

  1. “Kemi marrë mbështetje nga evropianët”, BE nxjerr blof Gazment Bardhin: S’kemi folur fare për Avokatin e Popullit,po liria sa fiton o salih qe ke ndenjur gjithe jeten poshte fustanit te grave o Pusht malok

  2. Per sa kohe Berisha e mban te percare PD do te qendroj ne pushtet Edi Rama. Keta i sherbejne njeri tjetrit Berisha,Meta dhe Rama.

  3. Ishte nata e 21 Shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e fallsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale.

    I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *