• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta së Angus Cloud

Paparazzi


Angus Cloud u nda nga jeta pas një mbid0zë aksidentale e fentanilit, kokainës, metamfetaminës dhe më shumë, ka konfirmuar Page Six.

Lajmi për vdeekjen tronditëse të Cloud  u zbulua në korrik përmes një deklarate nga familja e tij.

“Na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot,” thuhej në deklaratën e lëshuar fillimisht për TMZ. “Si një artist, një mik, një vëlla dhe një djalë, Angus ishte i veçantë për të gjithë ne në shumë mënyra.”

“Javën e kaluar ai varrosi babanë e tij dhe luftoi intensivisht me këtë humbje,” vazhduan ata. “I vetmi ngushullim  që kemi është të dimë se Angus tani është ribashkuar me babanë, i cili ishte shoku i tij më i mirë. Anguska folur shpesh për  për betejën e tij me shëndetin mendor dhe ne shpresojmë që vdeekja e tij të jetë një kujtesë për të tjerët se ata nuk janë vetëm dhe nuk duhet ta luftojnë në heshtje.” Familja u bëri thirrje fansave dhe miqve të kujtojnë Cloud për “humorin, të qeshurën dhe dashurinë  për të gjithë”.

Aktori u bë i famshëm duke luajtur një tregtar dr0ge në dramën hit të HBO, Euphoria. Sidoqoftë, dihet pak për luftën e vetë Cloud me abuzimin e substancave./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *