• |
ide | kryesore

Video/ Reçi shpëton pankinën e Nicës në Korçë: silura e mbrojtësit i jep fitoren e parë Kukësit

-Instant, Sport, Video
Reçi



Endri Reçi i ka dhuruar fitoren e parë në kampionat Kukësit, pas katër humbjeve radhazi. Silura e mbrojtësit ka shpëtuar pankinën e Stavri Nicës, duke futur në telashe Gvozdenovic. Humbja e tretë radhazi e Skënderbeut, këtë herë i mundur 1-0 në Korçë.

Në një ndeshje të vendosur nga një episod, Skënderbeu u duk se vuajti shumë presionin e dy humbjeve radhazi. Gvozdenovic madje kishte kërkuar ndjesë ndaj tifozëve, i bindur se kundër vendit të fundit do të vinte një fitore. Por nuk ka ndodhur kështu. Një supergol i mbrojtësit Reçi, me një goditje të fuqishme nga distanca, vendosi fatin e kësaj sfide. 1-0 në minutën e 29′ dhe korçarët e ndjenë goditjen. Kukësi u mbrojt i organizuar dhe administroi mirë situatat. E kundërta ndodhi me të besuarit e Gvozdenovic, tepër të paqartë në mënyrën si kërkonin golin. Në minutën e 50′ madje ata shënuan por jo përpara se asitenti të sinjalizonte pozicionin jashtë loje.

Lexo më tej: Video/ Hila e Doka fundosin Kukësin: supergoli në shtesë i Beshiraj nuk shpëton Nicën ndaj Tiranës

Blutë ishin skuadra e vetme pa pikë në këtë edicion, por kanë treguar se kanë dëshirë të ndryshojnë gjërat. Skënderbeu përkundrazi, në humbjen e tretë radhazi, ka venitur kujtimin e dy ndeshjeve të para impresionuese. Bardhekuqtë mbeten me 6 pikë në 5 javë, ndërsa Kukësi ngjitet në kuotën 3.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *