• |
ide | kryesore

Zjarri në fabrikën e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës/ Ndihen shpërthime, evakuohen banorët në afërsi

Lajme, Të fundit


Fabrika e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit, është përfshirë nga flakë të mëdha këtë të shtunë. Shërbimet zjarrfikëse të Durrësit dhe Tiranës në vendngjarje po luftojnë me flakët për të mbajtur nën kontroll zjarrin përmasat e të cilit janë të mëdha. Mësohet se materialet që digjen brenda objektit në flakë favorizojnë zjarrin.

Në vendngjarje dëgjohen herë pas here shpërthime. Situata konsiderohet shumë kritike pasi në një distancë jo të largët me objektin në flakë ndodhen edhe depozita gazi. Shërbimet policore kanë ndërhyrë edhe për të evakuuar dhjetëra qytetarë që ndodheshin në një lokal dasmash në zonë. Dasmorët kanë qenë duke festuar, kur zjarri masiv që ka përfshirë fabrikën ka ndërprerë gëzimin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *