• |
ide | kryesore

Sulmet në veri/ Një tjetër polic kërkon ndihmë mjekësore

Lajme, Të fundit


Luljeta Zhubi drejtoresa e Spitalit të Mitrovicës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes është paraqitur një tjetër i polic i Kosovës për të kërkuar ndihmë mjekësore. Drejtoresha thotë se polici kishte copa predhash në “abdomen”, muskul i thellë në pjesën e këmbës. Sipas saj polici i është nënshtruar një operacioni dhe raportohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut.

“Në orët e mbrëmjes ka ardhë edhe një pjesëtar i policisë me copa të predhave në pjesën e abdomenit dhe është ndalur në spitalin tonë dhe posa është kryer ndërhyrja operative ndaj tij dhe operacioni është kryer me sukses, janë larguar ato copat e predhave. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Edhe dy të tjerë kanë qenë poashtu me lëndime të lehta dhe pas marrjes së terapisë dhe ndihmës së parë janë liruar për kujdes shtëpiak.”, u shpreh ajo.

Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?

Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.

Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.


1 Comment

  1. i plasi kari rames

    pse nuk con safetin ne kosove?!

    do kishte sukses me serbet ne veri, me vucicin ,si dhe atdhetaret hardinajn, hashimin dhe memli krasniqin ushtarin e rruges

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *