• |
ide | kryesore

Artan Tafani bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë! Kush është njeriu që nxorri në dritë bëmat e grupeve kriminale

Lajme, Të fundit


Artan (Marjus) Tafani, i shpallur në kërkim për grabitjen e rreth 40 mijë eurove në një Exchange në Astir, ngjarje e ndodhur në 24 qershor në Astir, dyshohet se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Tafani mund të jetë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.

Sipas po të njëjtave burime mësohet se 39-vjeçari ka marrë pjesë në një vrasje të bujshme në vend.

Hetuesit tregohen të rezervuar lidhur me ngjarjen që ai është përfshirë pasi hetimet janë ende në vijim.

Makina e gjetur e vjedhur në garazhin e bashkëpunëtorit të tij pas zbardhjes së grabitjes dyshohet se do përdorej në ngjarje të tjera kriminale. Tafani është një emër i njohur për autoritetet.

Artan (Marius) Tafani u shpall në kërkim 3 ditë pas grabitjes së pikës valutore. Ai u identifikua pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë, ku rezultoi se ai ka lëvizur me biçikletë dhe me pas ka humbur gjurmët me taksi.

Për ngjarjen u arrestua edhe Enio Meçaj, në magazinën e të cilit u gjetën edhe rrobat që përdori në grabitje 39-vjeçari.


2 Comments

  1. nga 61 bashki ka fituar vetem 6 me shpirt neper dhembe bashki te rangut te dyte e te trete. Si mund ti jepnin vote kuksianet forces qe mban akoma ne krye te saj gangsterin politik qe zbriti nga shishtaveci me kepuce te grisura e sot zbret ne sheshin e Kukesit i gergufur me Range Rover 125 mije euro, me Vile ne Tirane, Vile 3 kat ne Lalez, 2 apo 3 apartamente 160 m2 ne Tirane 2 apo 3 apartamente te grabitura nga enti i banesave ne Sarande ne emer te familjareve te vet kur ishte drejtor Enti banesash. Ky Muli gangsteri njeriu me i urryer per mbare shqiptaret qe udhehoqi pordhestat rrugore me molotov ne dore

  2. Dhëndri i Berishës shpërthen në sulme ndaj SPAK, ndjekësit e “masakrojnë” për aferën e ish-kompleksit “Partizani”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *