• |
ide | kryesore

Lubonja: Procesi i Berlinit ka dështuar, vetëm mban gjallë utopinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja


Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se Procesi i Berlini ka dështuar në këto 10 vite të fundit. Duke folur nga studio e “Open” në News24, ai tha se mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, është zhvillim pozitiv në aspektin që “mban gjallë utopinë në Europë”.

Ai thotë se kjo utopi na ndihmon për të ecur drejt një drejtimi, atë të Europës. Por shton se nga ana tjetër ka shumë problematika, sepse prej vitit 2014 e deri sot, nuk ka ndodhur asnjë hap para. Sipas tij kjo tregon se ka një dështim të Europës, për ta tërhequr këtë vend dhe Ballkanin Perëndimor nga vetja.

“Gjeja pozitive për mua është se mban gjallë utopinë në Europë, vështrimin për nga ecim. Një Shqipëri e larguar nga Europa qoftë dhe propagandistikisht është problematike, pra të mbash lidhjen me Europën, prapë është më mirë se të thuash që nuk e duam Europën se duam diçka tjetër. Por është utopi, na ndihmon për të ecur drejt një drejtimi.

Ana negative është se bëhet kaq shumë propagandë për Europën, se çfarë thuhet dhe diskutohet aty dhe cila është problematika… për mua problematika është shumë e madhe, sepse mjafton të kesh parasysh që nga 2014 deri në 2023, nuk ka ndodhur asnjë hap para, por pas. Të paktën në raportet e shqiptarëve me Serbinë.

Tregon se këtu ka një dështim të Europës, për ta tërhequr këtë vend dhe Ballkanin Perëndimor nga vetja, këtu ka dështim. Duhet të bëhet një Samit ‘pse kemi dështuar’. Rama nuk foli fare për Kosovën, nuk po hyj në dështimet e brendshme që kanë të bëjnë me demokracinë, që po ashtu u vunë në dukje nga zëri i kryeministrit grek, i cili kërkoi që Beleri të betohet, sepse kjo është në normat europiane.

Nëse është puna për t’u mburrur, kini parasysh se Berisha në kohën e tij na futi në NATO, hoqi vizat, erdhi dhe Bushi, por kur erdhi Rama, Shqipëria ishte një vend ku nuk mund të jetoje si i ndershëm. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për qeverisjen e Ramës. Dështim i procesit të Berlinit këto 10 vjet”, – u shpreh Lubonja. /LAPSI.al


15 Comments

    1. TE GJITH PO FLASIN SIKUR NUK JETOJN NE KETE BOT DESHTIMI FILLON QE ME EGO SHFAQET ME FJAL ORJENTIM DHE PERFUNDON ME VEPRIM. thotë:

      KAN DESHTUAR TE GJITH TE FAJSHEM DHE TE PAFAJSHEM .SEPSE ATO QE LOZIN ROLIN E ZOTIT NE TOK . PO KERKOJN APSOLUTIZEM DICKA QE NUK JAN .NUK JAN KRIJUAR MUNDESIT PER TE QEN ME KRIJIM DHE UDHEZIM .PER TE QEN .TANI PO VERTITEN TE SHEMBIN NJERI TJETRIN .DUKE MENDUAR SHPETIM NDERSA KJO NATYR VEPRIMI ESHTE TE KRIJUAR VET SHEMBJA TYRE ZINXHIR PER TE GJITH SHKAKU NESE NJERI DON SHEMBJEN SDUHET TE PAJTOHET TJETRI .POR PAJTIMI ME TE KEQEN HIPOKRIZIJA HESHTJA DYFTYRESIJA .PO I TERHEQ TE GJITH NE SHEMBJE DHE PERGJEGJSI EDHE KETU ME HUMBJEN KA QE KRENOHEN E QUAJN ARRITJE SUKSES KY ESHTE SKANDALI ME I MADH NE HISTORIN NJERZORE TE MOS PRANOSH DOMOSDOSHMERIT DHE TE MOS JUSTIFIKOSH PERGJEGJSIT. ME RREGULL MAS HAK URIME TE GJITH PO SHIJONI RENDIMENTIN E ANGAZHIMIT TUAJ KUNDER VULLNETIT TUAJ

  1. Do jete bere per dy leke Lubonja shkrete, (ky intelektual basifondesh), qe vete Presidenti i Frances, erdhi deri ne Shqiperi per t’i dorezuar Kadarese titullin e larte.

    Per kontekst: Kadareja eshte intelektuali i shquar shqiptar me te cilin Lubonja, ky mi burgjesh ka patur kurajon te kruhej para ca kohesh.

    Thjesht per kontekst.

    1. Pse u lodh o Jarge te vinte deri keti?
      Ismail bythelepiresin atje e kishte.
      Keshtu nuk linte vetem edhe ate shimpanzene qe ka per grua dhe mund te zgjidhte edhe problemin e cimkave qe kane pushtuar Parisin.

  2. Kryeministrja e Serbisë e akullt me Ramën, Brnabić: Nuk mund të jem e përzemërt me një njeri që kërkoi sanksione për Serbinë

  3. Nje gje po vertetohet cdo dit e me fort qe BE esht drejt shperberjes. Ceshtje kohe. Ne organizojme samite me lider simite qe km jone te tregoje se sa paster e mban bulevardin. Problemet e verteta as nuk permenden e as nuk lejohen te permenden. Europen po e mbysin jevgjit qe po zbrasin afriken per te shkaterruar europen. Me kto politika do vij dita qe putini dhe rusia te duken si e vetmja shprese europjane. KAQ.

  4. Faleminderit BB-se qe me fjale te thjeshta prej fshatari te mire shqiptar, na shpjegove Entropine!

    Faleminderit BB!

    Universi te falenderon personalisht me nje “faleminderit shume, por keshtu rrjedhin gjerat pergjithesisht!”

    Universi te jep nje dekorate qe ti e kuptove kete gje sot per ditelindjen e shokut Enver.

    Bravo BB!

    1. Europa me gjithë problemet që ka dhe me shumë me vendet e BP sidomos me Shqipërinë dhe Serbinë,nuk është se do shpërbëhet.Blloku perendimor, NATO në kohën që zhvillimet në politikën ndërkombëtare po përkeqësohen nga shtetet diktatoriale do t’a ruajnë me shumë qënien unitar sepse në radhë të parë do ruajnë ekonominë,nivelin e jetesës demokracinë dhe lirinë e tyre.

      1. Po sigurisht.

        Europa Protestante bashke me Katolicizmin e reformuar me SHBA-te si Lokomotive e me Judaizmin ne rrenje, eshte alternativa fituese.

        Te tjeret jane thjesht “Haters”. Jane thjeshte Iranera e Rusira e Serbira e Foltore…

        PS: Kinezet mbeten per t’u sqaruar.

    1. Jorgo jari te hyfte kari.
      Te qifte zhaba e makronit.
      Moterqira komunista kjo eshte date e shenjte, lindi qelbesira dhe dekorohet ndyresira.

  5. Jorgo jari te hyfte kari.
    Te qifte zhaba e makronit.
    Moterqira komunista kjo eshte date e shenjte, lindi qelbesira dhe dekorohet ndyresira.

  6. samiti e pati nje rezultat konkret, 510 milion leke te shpenzuara nga taksat tona per nje qoke ndaj
    KM ose paga e 340 mije pensinisteve per nje muaj Jo rezultat i keq. Pensionistet te hane samitin.

  7. Samiti eshte ngjarje per Vendin , erdhen e iken dhe nuk perfitum asgje se vend po fjale boshe pritje pompoze per propogande te mbrendshme , rama mjeshter e manipulus i turmave .
    Kurti Dinjitoz e perfaqsues i vlerave te Shqiptarise .
    E turpshme eshte qe ka individ te perkdhelun nga komunizmi te ofendojne ato qe kane vujte tmerret ne burgjet çnjerzore komuniste , Lubonja nje za i lire qe mron idete e veta DUHET respektu ( pamvarsishte se eshte i majte dhe nuk me pelqen).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *