• |
ide | kryesore

Studentët e Filologjikut në protestë: Ministria ndryshoi kushtet e kontratës për lëndët prioritare

Lajme, Të fundit


Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjikut kanë protestuar këtë të martë përpara ambienteve të universitetit të tyre. Ata akuzojnë qeverinë se nuk i është përmbajtur kontratës në të cilën thuhet se për çdo studenti të lëndëve prioritare do t’i jepej bursë shuma 40 mijë lekë, por sipas tyre kjo shifër është reduktuar.

Një tjetër kusht me të cilët studentët nuk janë dakord është kontrata, e cila parashikon se në rast se deri në 6 vjet studentët e lëndëve prioritare nuk e kanë gjetur një vend pune atëherë kanë të drejtën të tërheqin diplomën. Studentët thonë se kjo kontratë nuk u jep siguri.

“Ne kemi vendosur të protestojmë për arsyen e kushteve që nuk janë mbajtur. Ne na është thënë që studentët pavarësisht mesatares për degët që vlerësohen si prioritare do të marrin 40 mijë lekë të reja, por kjo nuk është dhënë. Pjesa tjetër është kontrata, për 3 vite për të punuar në Shqipëri. Po pse studenti duhet të firmosë patjetër një kontratë? Përderisa është në degët prioritare dhe ne e dimë që do kontribuojmë për vendin tonë, pse duhet të firmosim një kontratë, ndërkohë që nga 3 vite që kishin thënë tani e kanë bërë 6. Studentët pretendojnë se paga do ju jepet nëse kanë mesatare mbi 9.5 , do duhet që njëlloj si mjekësia të qëndrojmë 6 vite pas studimeve të mos kenë mundësi të marrin diplomën. Nga këto 6 vite, vetëm për 3 mundësohet punë’, u shpreh një studente.

Maturantët që do të studiojnë në programe prioritare mund të mbështeten financiarisht gjatë gjithë viteve akademike, por me kusht që pas diplomimit të punojnë tre vite në Shqipëri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *