• |
ide | kryesore

Presidenti i KE: Të zbatohen marrëveshjet, ndryshe Kosova e Serbia do përballen me sanksione

Arkiva, Lajme, Të fundit


Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa kërkoi prej tyre implementimin e të gjitha marrëveshjeve për të cilat janë rënë dakord. Ai shprehet se nëse palët nuk u përmbahen zotimeve të tyre, do të përballen me sanksione nga Bashkimi Evropian.

“Ne presim që ata të implementojnë marrëveshjet e mëparshme. Asociacioni është një hap i rëndësishëm si hap i parë sipas nesh. Serbia justifikohet se nuk njeh dot pavarësinë e Kosovës për shkak të kushtetutës. E bëmë të qartë se ato marrëveshje që janë nënshkruar duhet të zbatohen dhe ne e bëmë të qartë se do të vëzhgojmë përgjatë javëve në vijim nëse zbatimi I tyre do të nis. Nëse diçka e tillë nuk vijon atëherë do të ketë sanksione”, është shprehur ai.

Mbrëmjen e djeshme shefi i Politikës së Jashtëm të BE Josep Borrell tha se palët i vunë parakushte njëra tjetrës në takimin e Brukselit.


5 Comments

  1. Se pari asosacioni thote ky.

    Serbia justifikon mosnjohjen e Kosoves me kushtetuten, nderkohe qe ne deklarimet e tyre publike jane kunder njohjes.

    Marreveshjet nuk jane nenshkruar prej Serbise, kurse me sanksione paralajmerohen te dyja palet.
    O sanksione ndaj Serbise pas ngjarjes.

    Ashiqare proverb.

  2. Po nuk iu vendosën sanksione Serbise nuk do te perballet me atë çfarë mund të humbë më shumë: Akses ne tregun me te madh ne bote per nga vlera, tregu i BEse. Vala ku ben surf buzeviçi eshte tek fakti se BEja eshte tashme shume e investuar ne Serbi. Po sikur Franca ta kercenonte me largimin e firmes Vinci, a do te ishte njelloj buzeviçi? Ndoshta BE duhet ta pranoje se karroten me te madhe per Serbine e ka Putini.

  3. BE po sillet ndaj Kosoves si 30 vjet me pare, duke toleruar Serbine dhe barazuar xhelatin me viktimen.

    Fale ketij qendrimi lufta ne ish Jugosllavi zgjati 10 vjet dhe, si per ironi, edhe bisedimet Kosove – Serbi e kaluan nje dhjetëvjeçar…

    Serbia nuk nenshkruan marreveshjet dypaleshe dhe projektin e SHBA-BE,
    por fajin e paska Kosova?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *