• |
ide | kryesore

Video/ Juventus i anulohen dy gola, Cambiaso i jep fitoren në minutën e 97′: bardhezinjtë në krye pas 1183 ditësh

-Instant, F1, Sport, Video
Cambiaso


Në ndeshjen e javës së 10 të Serie A, Juventus mposhti Veronën 1-0 në minutën e 97′ falë një shtyrje në rrjetë nga Cambiaso. Bardhezinjë rikthyen në krye të renditjes për herë të parë pas 124 ndeshjesh dhe 1183 ditësh. Dukej si një mbrëmje e mallkuar për Juventus, që pa t’i anulohen dy gola nga VAR. Në minutën e 13′ goditja e Kean e devijuar lehtë nga Vlahovic mposhti Montipò, por goli u anulua për shkak të një pozicioni milimetrik jashtë loje në fillim të aksionit. Sërish Kean gjeti golin me kokë në minutën e 53′, por edhe këtë herë VAR e anuloi për një faull të sulmuesit ndaj Faraoni. Kur gjithçka dukej e humbur, erdhi goli i Cambiaso, që përfitoi të shënonte pas shtyllës së goditur nga Milik. Shpërtheu festa në stadium dhe Juventus është i pari për një natë.

Lexo më tej: Juventus merr garanci financiare nga Exor: Bordi aprovon rritjen e kapitalit me 200 milionë

Juventus arriti kështu të kalojë Hellasin në fund të kohës shtesë dhe nuk humbi, të paktën për një natë, mundësinë për të kaluar Inter në krye të tabelës. Vendosi një goditje e Cambiaso, i shpejtë të shtynte në rrjetë topin e kthyer nga shtylla, në goditjen e Milik. Sidoqoftë, ishte një ndeshje plot episode dhe protesta. Kean, që e nisi titullar në krah të Vlahovic, iu anuluan dy gola. I pari për një milimetër (vetëm thembra…) jashtë loje, i dyti për një faull në mesfushë ndaj Faraonit, para se të shënonte me kokë. Bardhezinjtë u përpoqën deri në fund dhe në minutën e 97′ festuan falë një golit të Cambiaso.

Serie A Italy

Sassuolo 1-1 Bologna
Lecce 0-1 Torino
Juventus 1-0 Verona


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *