• |
ide | kryesore

Tre vetëm ndaj Napolit: tronditet Milan, nga fillimi i sezonit janë 19 të dëmtuar

-Instant, Sport
Milan


Ka ndodhur edhe këtë vit. Ashtu si në tre sezonet e fundit, edhe këtë herë, në muajt tetor dhe nëntor, Milan duhet të përballet me një seri të gjatë dëmtimesh. Shumica e tyre janë muskulare, por që rrezikojnë seriozisht të ndikojë në ecurinë e kuqezinjve në kampionat dhe të komprometojë objektivin në Champions League. Dëmtimet e Kalulu, Pulisic dhe Pellegrino, që lanë fushën mbrëmë kundër Napolit, janë vetëm të fundit në listën e gjatë të ndalesave. Pikërisht kështu, sepse pak a shumë të gjithë në organikë kanë kaluar njëherë në infermierinë kuqezi që nga gushti.

Që nga fillimi i sezonit ka pasur 19 dëmtime, 12 prej tyre muskulare. Këtyre u duhet shtuar ai i Bennacer, jashtë fushave që në muajin maj për shkak të një problemi në gjurin e djathtë. Ky i dëmtimeve është një problem i njohur, fatkeqësisht, në shtëpinë e kuqezinjve.

Lexo më tej: Një super Giroud nuk mjafton për Milan: Politano e Raspadori shpëtojnë Napolin

Prej vitesh situata ka qenë po kjo, aq sa La Gazzetta dello Sport i është futur llogarive. Nga 1 korriku 2022 deri më 31 janar 2022, Milan kishte koleksionuar mbi 700 ditë mungesa dhe gazeta nënvizon se pothuajse të gjithë lojtarët e skuadrës së Piolit ishin ndalur të paktën një herë për shkak të problemeve muskulare. Historia vazhdon…


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *