• |
ide | kryesore

Presidentja e KE në Beograd: Njohja de facto e Kosovës nënkupton zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Presidentja e KE në Beograd: Njohja de facto e Kosovës nënkupton zbatimin e marrëveshjes së Ohrit


Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen theksoi në Beograd se njohja de facto e pavarësisë së Kosovës në fakt nënkupton zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord në Ohër.

“Për çfarë bëhet fjalë, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, që parasheh hapa të ndryshëm, përfshirë pranimin e dokumentave dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia, dhe shkon krahas themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin duhet ta zbatojë Kosova”, tha Von der Leyen në një konferencë për media të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke iu përgjigjur një pyetjeje që nënkupton njohjen de-facto të Kosovës, që e ka përmendur në Prishtinë një ditë më parë.

Von der Leyen theksoi se kjo do t’i hapte rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që, siç theksoi ajo, është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane. Zyrtarja evropiane shtoi se sulmi në Banjskë është krejtësisht i papranueshëm dhe se autorët duhet të dalin para drejtësisë.

Ajo i bëri thirrje Serbisë që të mbështesë propozimin evropian për draftin e asociacionit dhe Kosovës ta zbatojë atë. Në anën tjetër, Vuçiç ka thënë se “njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje për Serbinë” dhe se nuk i vjen turp ta përsërisë edhe para presidentes së Komisionit Evropian.

“E dimë cilat janë obligimet tona nga dialogu dhe jemi të gatshëm t’i përmbushim”, ka thënë Vuçiç.


6 Comments

  1. Mein Gott cfare carje kari!

    Kemi nje popullate, 70% e te ciles eshte pro ruse, shoviniste, nostalgjike komuniste, nacionaliste… e fut ketu gjithe mutin njerezor qe krijojne vite tru-shplarjeje.

    Nje popullate e tere qe ende nuk ka kryer pocesin e denazistifikimit, faljes dhe paqetimit.

    Kemi nje fucking elefant te madh in the fucking room!

    Per ca karin vazhdojme re grijme sallate?!

    Lerini mor te thyejne koken!

    Serbia mund te ishte shume mire nje liqen i madh persa me perket.

    Me vjen keq vetem per serbet mendje-hapur te qyteteve, por qe s’kane as kellqe as shanse per aksion politik.

        1. Çfarë janë ekuacionet lineare dhe çfarë lidhje kanë me komentin e Beratit?

          Të falenderoj nqs do më ndriçosh ndopak!

          1. Ekuacionet lineare jane ato qe ne grafik paraqiten me nje vize te drejte. Nderkohe qe natyra funksionon me llogari te tjera qe ne grafiqe paraqiten me kurba qe ngjiten e zbresin, me spirale e fraktale.

            Edhe pse njeriu eshte produkt i ketyre te fundit pergjithesisht llogjikon linearisht: shkak vs pasoje, me the vs te thashe, etj…

            Berati duke fuksionuar me ekuacione te tilla kaq te thjeshta tha ate qe tha me siper dhe nuk kupton qe nese une kam thene ate qe kam thene ka qene sepse kam marr ne konsiderste thjesht nje copez te nje pikture shume me te madhe se ajo viza qe ka merak Berati.

            E thene me thjeshte, ngerci Kosove-Serbi eshte shume me kompleks se sa te jesh dakord apo jo dakord me Kurtin.

  2. Po mirë tani si do bëhet se Vuçic as ka ndërmend t’a njohë Kosovën. Do vazhdojë Europa t’a përkëdheli dhe të fajësojë Kurtin??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *