• |
ide | kryesore

“Njohja de-facto” BE presion Serbisë për marrëveshjen me Kosovën

Kryesore, Lajme


Që nga takimi i 27 Tetorit, kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë u takuan në Bruksel me liderët e Bashkimit Europian duket se presioni për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është drejtuar nga kjo e fundit. Nga takimi, Albin Kurti doli pa kundërshti me Macron, Sholz dhe Melonin, duke pranuar variantin e asosacionit të komunave serbe që sipas tij nuk binte ndesh me kushtetutën e Kosovës.

“Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe zbatim, mirëpo pranimi do të thotë nënshkrim dhe vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim” u shpreh më vonë Kurti.

Por në anën tjetër Vuçiç ka refuzuar atë që po konsiderohet “njohje de-facto” e Kosovës, ashtu siç u kërkua në deklaratën përfundimtare të liderëve të BE-së.

“Unë thash se ne jemi të gatshëm të përmbushim obligimet tona dhe shtova se ne nuk mund të pranojmë asgjë që lidhet me njohjen e pavarësisë së Kosovës apo anëtarësimit të saj në OKB”, tha Vuçiç pas takimit.

Që nga 27 Tetori qasja e BE-së ndaj dy vendeve është përmbysuredhe . Parlamenti Europian kërkoi heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës ndërsa po kërkohet zbardhja e të vërtetës për sulmin terrorist të 14 Shtatorit dhe dënimi i autorëve.

Në anën tjetër Serbia është nën presion që të përmbushë detyrimet e saj për marrëveshjen e Ohrit, edhe pse Vuçiç nuk e ka firmosur,

Në një vizitë që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen zhvilloi sot në Serbi, këto diferenca u bënë më të qarta. Duke folur në një konferencë për media pas takimit me presidentin Vuçiq, Leyen tha se “sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit në veri të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm, autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe të mbajnë përgjegjësi. Është vendimtare që të dyja palët të angazhohen dhe të ndjekin rrugën e normalizimit”.

Leyen theksoi se është e rëndësishme që Serbia të zbatojë marrëveshjen e Ohrit.

“Përveç kësaj, Serbia duhet të fillojë t’i zbatojë marrëveshjet ekzistuese dhe të mos humbasë kohë për këtë”, tha Leyen.

E pyetur se si mund të kërkohet nga Serbia që ta njohë de fakto Kosovën, nëse pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Leyen tha se bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Leyen nënvizoi se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia de fakto ta njohë Kosovën.

Ajo shpjegoi në Beograd se Marrëveshja e Ohrit parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë, për shembull, njohjen e dokumenteve të Kosovës nga Serbia.

“Kjo do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”, tha ajo.

Por kërkesa për njohjen de-facto të Kosovës ka hasur në kundërshtimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Megjithëse pranon një pjesë të saj, Vuçiç kujton se njohja e shtetit të Kosovës është e pamundur për shkak se është sanksionuar në Kushtetutën serbe.

“Ne e dimë se cilat janë obligimet tona nga dialogu dhe jemi të gatshëm t’i përmbushim ato”.

Por Serbia, tha ai e ka të qartë se çfarë nuk mund të vendosë kundër Kushtetutës.

“Ai qëndrim i Serbisë nuk ndryshon”, tha Vuçiç.

Kërkesa për njohjen de-facto të Kosovës u artikulua në një deklaratë të përbashkët të presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni të cilët takuan javën e kaluar Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Sipas Kurtit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është penduar për arritjen e pajtueshmërisë për Marrëveshjen që parashikon normalizim marrëdhëniesh, në shkurt të këtij viti./Lapsi.al

Lexo edhe: Lajçak zbulon ç’ndodhi në takimet me Kurtin dhe Vuçiç në Bruksel

Lexo edhe: Negociatat në Bruksel/ Kurti: Vuçiç nuk pranon të firmosë marrëveshjen

Lexo edhe: Asociacioni, Kurti: Drafti i ri është në përputhje me Kushtetutën

Marrëveshja e Ohrit

Të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes;

Të përkushtuara për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale dhe për të kapërcyer trashëgimin e së kaluarës;

Të përkushtuara të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin e frytshëm rajonal në Evropë;

Të vetëdijshëm për paprekshmërinë e kufijve dhe respektimit të integritetit dhe sovranitetit territorial, si dhe mbrojtja e pakicave kombëtare, janë kushtet themelore për paqen;

Duke vepruar nga fakti historik dhe pa paragjykuar pozicionet e ndryshme të palëve në lidhje me çështjet themelore, përfshirë çështjet e statusit;

Me dëshirën për të krijuar kushte për bashkëpunim midis palëve për të mirën e njerëzve, kanë rënë dakord që:

Neni 1

Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën, mbi bazën e të drejtave të barabarta.

Të dyja palët do t’i njohin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2

Të dyja palët do të udhëzohen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3

Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do ta zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre vetëm në mënyrë paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.

Neni 4

Palët nisen nga supozimi se asnjëra nga këto të dyja nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Asnjëra palë nuk do të bllokojë, ose do të inkurajojë të tjerët të bllokojnë përparimin e palëve në rrugët e tyre perspektive drejt BE-së bazuar në meritat e tyre. Të dyja palët duhet të respektojnë vlerat e përmendura në nenin 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.

Neni 6

Përderisa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm të normalizimit, të dyja palët do të vazhdojnë me një shtysë të re në procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja, që do të çojë në marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme, gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Palët bien dakord ta thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe lidhshmërisë, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtje të mjedisit, persona të zhdukur, dhe fusha të tjera të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike.

Detajet do të pajtohen në marrëveshjet shtesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Neni 7

Të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.

Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selitë përkatëse të qeverive.

Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9

Të dyja palët vënë në dukje angazhimin e BE-së dhe donatorëve të tjerë për ta krijuar një pako të veçantë ndihme financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, lidhshmërinë, tranzicionin e gjelbër dhe në fusha të tjera kyçe.

Neni 10

Palët do ta krijojnë komisionin e përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara.

Neni 11

Palët angazhohen të respektojnë udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.


7 Comments

  1. Por edhe zajednica bie ne kundershtim me kushtetuten e kosoves, por ju flliqesira e doni me inponim. Njihni kosoven pas te shofim per zajednica e prapanicen tuaj serbe.

  2. PD nuk vuan nga fakti që ka kryetar Sali Berishën si politikan, por vuan dhe është copëtuar nga fakti që Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzeni, janë të damkosur si “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, dhe kurrë nuk mund të drejtojnë më një alternativë politike në Shqipëri.

    Ata janë një alternativë dhe lëndë e parë vetëm për drejtësinë shqiptare

    1. Lesh lesh…
      Vajza rrezatonte inteligjence se pari dhe aftesi per te dhene argumentat dhe provat.

      Nuk e mbrojt me argumenta te lloj Noc Rroku.

      Kur e quan te paafte e ngaterron me akuzonjesin, Tau Taun dhe te militantet e Spakut.

  3. Nuk flas në emrin personal timin. Po nëse dalin nesër fotografi në Luginën e Patokut ku eksponentë të krimit bashkë me njerëz të afërt të zotit Berisha? Eksponent i afërt i Rithemelimit, nuk pi asgjë tjetër përveç konjakut të shtrenjtë. Në një krah ka një pjesëtar të familjes së Bajrajve dhe në krah tjetër ka një person të familjeve mafioze të lojërave të fatit të zonës së Patokut. I kërkonte ndihmë për të mundur Bashën se me Ramën e ka rregulluar për të fituar zgjedhjet.

    Nuk është politikan, ai është pjesë e oborrit të zotit Berisha. Janë dy. Njëri është shoqërues i Berishës dhe tjetri është ai që mban konjakun në duar. Unë hodha sfidën, nuk jam njeri prej hekuri që nuk më çpon plumbi”,

  4. “Intervista rezatonte mungesë mëshirë të vajzës për babain plak dhe burrin e saj në burg, të cilët në fakt të dy po paguajnë etjen e saj për pasuri dhe paaftësinë e saj edhe si juriste, për të fshehur gjurmët e krimeve të saj në pushtet”

  5. VIDEO/ Fjalimi profetik i Gramoz Pashkos për Berishën që në ’92: Koha do të tregojë të vërtetën, do përgjigjeni para ligjit,argita thote ky loqja ketu lart meqe eshte e bija e kriminelit serb salih dhe argita pjelle e Lirise me gjak serb dhe na doli te grida e salianjit per te mbrojtur babin serb salih,pse grida nuk e pyeti per Mikun serb fazllic qe merrte pjese ne mbledhjet e kom te sigurise ku kryetar ishte salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *