• |
ide | kryesore

Escobar: Marrëveshjet Kosovë – Serbi duhen zbatuar pavarësisht nëse janë firmosur ose jo

Arkiva, Lajme, Të fundit
Escobar thotë se këtë vit Kosova ka humbur përkrahjen për njohje


I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar i tha Zërit të Amerikës se marrëveshjet që Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar janë një detyrim ligjor për të dyja palët dhe se nënshkrimi ose jo i tyre, nuk ndikon në detyrimin që ato kanë për t’i zbatuar ato.

Në takimin e fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë projektstatutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiç bëri të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen de-facto të Kosovës.

I pyetur se si do të vazhdohet më tej pas këtyre qëndrimeve, zoti Escobar tha se këto dy deklarata nuk pasqyrojnë realitetin pasi ato marrëveshje janë të ligjërisht të detyrueshme, gjë që të dy udhëheqësit e kanë pranuar sikurse tha ai.

Po kështu ai tha se të dy udhëheqësit e kanë marrë këtë angazhim përpara Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe se palët kanë detyrime specifike për të ndërmarrë, në rrugën drejt normalizimit; Kosova Asociacionit dhe Serbia njohje e dokumenteve doganore të Kosovës, targave, letërnjoftimeve e të tjera gjëra si këto, tha zoti Escobar.

Zyrtari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun dhe se ajo që ka mbetur lidhet vetëm me kohën dhe mënyrën se si do t’i zbatojnë të dyja palët detyrimet. 

I pyetur lidhur me dorëheqjen sot të shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit (BIA) Aleksandar Vulin, zoti Escobar tha se se ai ka qenë një një figure jashtëzakonisht destabilizuese në rajon për një kohë të gjatë, gjë mbi të cilën u bazuan edhe sanksionet amerikane.

Lidhur me komentet e Aleksandar Vulinit se ai dha doqëheqjen pasi Uashingtoni dhe Brukseli po e kërkonin një gjë të tillë si parakusht për të mos i vendosur sanksione Serbisë, zoti Escobar tha se “ne (SHBA) nuk marrim vendimeve në emër të qeverisë serbe”. /VOA


6 Comments

  1. dmth edhe pa firmosur zbatohet

    po atehere pse i hedhin bota firmat neper kontrata e neper marreveshje ???

    a ku ka arrit amerika fundin po prek!
    eshte bere si vend i botes se trete me administraten e bidese

  2. Ky qenka koqe kandari.
    Jane te detyrueshme se i do qejfi ketij, e mendojne veten edhe me te madh se Zotin.
    Ka pare ndonje ender tjeter plaku Bide?
    E si do ti detyrosh? Me lufte? E ndritet me lufterat ne Vietnam, Irak, Afgsnistan, Ukraine e tashme edhe ne Palestine. Akoma se keni kuptuar qe nuk ju pjerdh me kush.

  3. NE KEMI NEVOJË URGJENTE PËR DONORË TË VESHKAVE, ME SHUMËN E [800,000 USD,] NA KONTAKTONI TANI PËR MË SHUMË INFORMACION. Dërgo email [email protected]} ose na WHATSAPP tani, (+17013531601 ) Dr Vikram Kumar, I SPITALIT JASLOK INDI. JAM SPECIALISTE KIRURGJIA E ORGANIVE, do te blej dhe shes. TRANSLANTIMI I ORGANIT TË ÇDO LLOJI 0F Ne kemi nevojë për përgjigjen tuaj urgjente.

  4. Marrëveshjet e pa firmosura nuk janë të detyrueshme dhe as të ligjshme.
    Përndryshe nuk do kishte kushtetutë e legjislacion, por “legalizimi” i mungesës së firmës së Vuçiçit me një deklaratë shtypi është thjesht avokatia që i bëhet, çka heq seriozitetin e marrëveshjeve…

  5. Çfare te keqe ka Kosova se zbaton sot e nuk e perfill neser nje marveshje qe ska firmat e paleve e njekohesisht detyrimin ligjor. Nje marveshje pa firma mund ta interpretosh si te duash ne kushte e rrethana te caktuara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *