• |
ide | kryesore

Kurti sot në Kuvend, raporton para deputetëve lidhur me takimin e fundit në Bruksel

Lajme, Të fundit
albin kurti, kosova, serbia, rrembimi, raportim, kuvend, policia, vetëvendosje


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë sot para Kuvendit të Kosovës lidhur me takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Kuvendi do të mblidhet me fillim nga ora 11:00.

Kurti u takua me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë me 26 tetor dhe pas takimit deklaroise ishte i gatshëm për ta nënshkruar propozimin që i ishte dorëzuar më 21 tetor nga pesëshja e madhe, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

”Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të marrëveshjes dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin”, ka deklaruar Kurti.

Përveç raportimit të Kurtit, në rend dite janë edhe disa pika tjera. Do të votohet Propozim-rezoluta për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës, si dhe Projekt-rezoluta nga debate parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *