• |
ide | kryesore

“McGonigal”/ Berisha: Të besosh se SPAK do fajësojë Ramën është të besosh rrethin katror

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është pyetur në veçanti nga mediat se si e gjykon ai veprimtarinë e SPAK-ut dhe hetimet që ka nisur kohët e fundit në shumë drejtime. Lidhur me këtë institucion të drejtësisë kryetari i opozitës, Sali Berisha tha:

“Edhe unë kam informacione që SPAK po heton çështjen McGonigal. Por të besosh se po e heton për të fajësuar Edi Ramën, duhet t’i besosh rrethit katror! E hapën hetimin përpara se të merrej në pyetje nga FBI, Edi Rama- pastaj këtu nënkuptohet që një kërkesë ka ardhur për këtë dhe nuk mund të refuzojnë, apo e hapën hetimin sepse e dinë se do kërkohet kontributi i tyre, se në shkurt është procesi, por të garantoj që në çdo rast, ata janë të aftë, siç e faktoi procesi politik ndaj meje, të fshehin dokumente, të falsifikojnë realitete, për të mbrojtur Edi Ramën.” – u shpreh Sali Berisha.


10 Comments

  1. Amerika nuk e dënon. Se nuk ka asnje ceshtje per ramen Edhe ketu nuk dënohet.
    Vetem ne mendjen e saliut do bej nja 25 vjet burg rama

  2. deputetët para si të ishin manekinë dhe t’i komandosh si marionetë, mund t’i yshtësh që të ndezin flakadanë, të thyejnë karrige dhe tavolina, të shtyhen dhe të zihen me kolegët përpara kamerave dhe të buzëqeshin e të puthen jashtë tyre, madje mund t’i vësh flakën Kuvendit, Kryeminsitrisë, Presidencës, Ministrive, RTSh-së…, mund të ulërasësh dhe trokasësh në çdo derë për të shpëtuar nga hallet e tua, për t’i treguar botës se ‘ose unë në shtëpi (jo në qeli), ose Shqipëria shkrumb e hi’, mirëpo gjithçka bën, nuk ka fajde, SPAK-u nuk sheh lajme, nuk sheh televizor, nuk lexon gazeta,behu burre salih serbi shko ne gjykate mos u fshe nga duart e saliHanjit tend

    1. Mavija Edvin edhe ne qofte se nuk do denohet tani ,later on nuk vonon! Por vetem mavija Edvin,po edhe mavija Sali,mavija Like,mavija Luli etc. Etc!

  3. Po SPAK spo te fut dot ty brenda e jo me Ramen qe kontrollon cdo gje. Ti me ca spartan aty dhe SPAK spo te fut dot brenda. Jeni ber gangrena e kombit te gjith ju horrat politikan te 30 viteve te fundit. Gar kush te vjedhi me shum dhe i beni karshillik drejtesis. Ca aarratisen ca si puna jote kan frik te paraqiten. Burra shteti ju qe nuk respektoni shtetin. varikarsa. pse duhet me e respektu njeriu i thjesht kur ju te paret, kriminela e hajduta me certifikat, i fshiheni perballjes me drejtesin?

  4. Te henen shko paraqitu, leri llafet. Ngele duke fol per hallin tend, si ai studenti qe kishte mesuar vetem per pleshtin. Edhe ti sa her del e flet aty perfundon prap te halli jot. E bere hallin tend hall te opozites.

  5. Ben cfar ben, thot cfar thot, prap aty shkon, te halli i vet. Ik o vlla paraqitu ne gjykat, loqe. Merr rrog shteti, ke pas gjith postet e rendesishme te shtetit e nuk respekton shtetin. Cke o vlla, pse ke kaq frik. Ke hall mos te ven burzylykun qe te henen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *