• |
ide | kryesore

Përshtatën banesën për kultivimin e kαnabisit, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Lajme, Të fundit


Një plantacion me lëndë narkotike u evidentua në veri të Romës në Itali. Si rrjedhojë e kësaj, karabinierët italianë kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë. Mësohet se autoritetet italiane kanë kontrolluar një makinë pasi nga pjesa e brendshme e saj vinte era e kanabisit. Brenda makinës ndodheshin dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Pas kësaj, karabinierët kanë nisur kontrollin në shtëpinë e tyre, një vilë në Sacrofano. Brenda saj ishte ngritur një laborator për kultivimin e kanabisit, i pajisur me sisteme të sofistikuara ajrimi, vaditjeje dhe ndriçimi, instrumente të ndryshme (transformatorë, llamba, ventilatorë, filtra ajri dhe aspiratorët), të dobishme për riprodhimin artificial të kushteve ideale mjedisore për rritjen e bimëve, si dhe plehrat dhe produktet kimike.

Mësohet se policia sekuestroi 450 bimë marijuanë dhe 250 kubikë të gatshme për mbjellje. Dy shqiptarët e arrestuar akuzohen për veprën penale të kultivimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *